Nje marreveshje per nderin e Rames Nga Plator Nesturi
“Ju lutem, mos hiqni dore nga perpjekjet tuaja per zgjidhjen e krizes”. Kjo ishte shprehja qe binte me ne sy ne letren e dy diteve me pare, qe kryetari i PS-se, Rama, i drejtonte kryetarit te PPE, Doal, dhe presidentit te partive Socialdemokrate te Evropes, Schulz. Kurre me pare, ne historine politike shqiptare, nuk eshte artikuluar nje kerkese e tille me terma kaq lutes e qaramane ku te kerkohet ndihme prej huajve per te vene rregull midis shqiptaresh. Madje as Esat Pashe Toptani nuk ishte kaq i drejtperdrejte ne friken e tij ndersa kerkonte ndihmen e trupave jugosllave kunder bandave fanatike te Haxhi Qamilit.
Ne ditet e sotme Shqiperia nuk eshte ne anarkine e viteve te para te shtetit, madje si vend anetar i NATO-s nuk i kanoset as ndonje rrezik, dhe fatet e te ardhmes demokratike varen nga institucionet e saj e pergjegjshmeria e klases se saj politike. Kurrsesi nuk mund te thuhet se institucionet tona shteterore jane solide, pa te cara e krisje, ashtu sikurse elita politike ka pare si prioritet interesat e vendit dhe jo ato personale. Por ne kushtet kur shqiptaret e vendi i tyre ndodhen ne nje udhekryq ku pas shtigjeve malore ballkanike shtrihet udha e gjere drejt Brukselit, cdo levizje apo nisme e cilitdo nga politikeberesit vendore shihet me lupe per vete pasojat qe sjell per ardhmerine e integrimin ne BE. Ne kete rast si mund te gjykohet letra e fundit e Rames me kerkesen per ndihme nga BE ne zgjidhjen e krizes, kur sot ne Bruksel, Parlamenti Evropian diskuton pikerisht situaten politike ne Shqiperi, ceshtjen e statusit te kandidatit dhe liberalizimin e vizave per qytetaret e saj?
Pa u shtyre ne konkluzione dashakeqese (pra, se per trillin e tij le ta pesojne edhe shqiptaret qe presin liberalizim vizash), letra e Rames drejtuar dy krereve te grupeve me te fuqishme parlamentare evropiane, deshmon me se tepermi dobesine e tij ne panoramen politike shqiptare. Pas nje viti betejash te ashpra per te erresuar legjitimitetin e qeverise se Berishes, qe gjithsesi rezultuan pa strategji, pa vizion e kesisoj te deshtuara, lutja e kreut te PS ndaj Daul dhe Schulz, per te vijuar perpjekjet e tyre ne arritjen e nje marreveshjeje midis PD dhe PS, deshmon se Rames i duhet ne menyre te deshperuar ajo leter e firmosur. Me ane te saj mund te shpetoje “nderin e tij” perpara anetaresise se PS dhe elektoratit te saj pasi i angazhoi per nje vit rresht ne fushaten e kutive te hapura dhe te mundesise se zgjedhjeve te parakohshme.
Rama as i hapi dot kutite e votimeve dhe as iu afrua mundesise se zgjedhjeve, as fitoi ndonje kredibilitet me te madh ne elektorat dhe as krijoi ndonje mbeshtetje nderkombetare me aksionet e tij politike. Kesisoj, arritja e nje marreveshjeje qofte edhe formale per te mbyllur ceshtjen e krizes ku te jene te sigluara firma e tij dhe e Berishes, do te ish garancia per te mos paguar haracin e ketij kalvari deshtimesh opozitare, te cilat pikenisjen e kane shume me heret se sa humbja e zgjedhjeve te 28 qershorit. Kjo manover, ndonese do te mpakte perkohesisht zerat kritike brenda strukturave te PS, te cilat i kane kerkuar prej kohesh doreheqjen, sidoqofte nuk mund te thuhet se do e fuqizoje Ramen ne syte e elektoratit, per me teper kur ne muajt ne vijim nis beteja tjeter zgjedhore per pushtetin vendor.
A mund ta arrije kete marreveshje kreu i PS-se, kur sic u kujton dhe Doal dhe Schulz, kerkesat e tij te hershme per kompromis jane reduktuar? Gjasat jane se po, dhe marreveshja nuk eshte larg. Sot ne Bruksel diskutohet per integrimin e Shqiperise dhe vendit ne stadin aktual i duhet nje bashkeveprim i gjithe spektrit politik per kryerjen e reformave dhe hartimit te ligjeve ne parlament. Nga ana tjeter duket se edhe vete kryeministrit Berisha i intereson t’i jape here pas here oksigjen kundershtarit te tij te lodhur, pasi e kupton se qendrimi ne krye te PS i nje Rame te dobet eshte nje shans me shume per betejat e ardhshme elektorale.
Sot ne Tirane vjen kreu i PPE, Doul, dhe ndonese vizita e tij deklarohet se kryhet ne funksion te detyres se tij si drejtues i partive te djathta evropiane, shume kush ne Tirane ka shpresa se ardhja e tij mund te sherbeje si mundesi per arritjen e nje marreveshjeje. Kryetari Rama mesohet se do te niset me ngut nga takimi Internacionales Socialiste ne Nju Jork, pikerisht per kete qellim, pavaresisht se axhenda e Doul ka programuar vec takime me kryeministrin Berisha, presidentin Topi, kryeparlamentaren Topalli dhe Ministrin e Jashtem, Meta. A do te kemi fishekzjarre feste ne qiellin e Tiranes nese arrihet ndonje kompromis? Kjo ende nuk dihet, vec Rama eshte i deshiruari me i madh per kete marreveshje. Ndersa per shqiptaret, me me interes do te jete rezoluta e sotme e Parlamentit Evropian per te marre vesh se kur do te mund ti liberalizohen vizat.