E Diel, 1 Nëntor 2026

Tendencat per izolim Ilir Meta, zv/kryeminister dhe minister i Jashtem

Takimi i Ministrave te Jashtem te vendeve anetare te Procesit te Bashkepunimit te Evropes Juglindore (SEECP) shenon perfundimin e kryesise njevjecare te vendit tuaj ne SEECP. Ne saje te seriozitetit dhe profesionalizmit te te gjitha strukturave te angazhuara, gjate kesaj periudhe kemi realizuar disa dhjetera aktivitete te rendesishme rajonale, qe kane mbuluar pothuajse te gjithe sektoret e bashkepunimit tone. Te orientuara drejt rezultateve, ato sollen kontribute per forcimin e marredhenieve te fqinjesise se mire, stabilitetit dhe sigurise rajonale, per konsolidimin e metejshem te vete SEECP-se, si forumi kryesor politik ne Evropen Juglindore. Sistemet demokratike dhe orientimet Evropiane e Euro-Atlantike te shoqerive e te vendeve tona, kane bere qe Ballkani Perendimor te fshihet nga harta e rajoneve qe prodhojne kriza e pasiguri. Para tre javesh ne Takimin e Nivelit te Larte ne Sarajeve, Bashkimi Europian rikonfirmoi politiken e tij per “Evropianizimin e Ballkanit”. Mesazhet e ketij takimi, shprehen angazhimin e qarte te BE-se per te vazhduar politiken e zgjerimit, pikerisht me Ballkanin; e konsiderojme kete si nje inkurajim dhe nje nxitje tjeter per te vazhduar pa lekundje ne rrugen tone te reformave. Me kete rast, dua te pershendes propozimin pozitiv te Komisionit Evropian per avancimin e axhendes se levizjes se lire te qytetareve te rajonit tone, perfshire edhe Shqiperine e Bosnje-Hercegovinen. Njeherazi, atje konfirmuam perkushtimin tone per te vazhduar perpjekjet tona ne permbushjen e te gjitha kerkesave te mbetura, me qellim qe levizja pa viza e qytetareve te vendeve tona te realizohet ne vitin 2010. Vokacioni evropian i Shqiperise eshte bosht qendror i politikes se saj te jashtme, me prioritet madhor integrimin ne BE. Ne kete kuader, gjate ketij viti, vendi ka hedhur hapa domethenes perpara. Pas dorezimit te kerkeses per statusin e vendit kandidat dhe te pergjigjeve te pyetesorit te Komisionit Evropian, presim qe vendimi perkates te merret se shpejti. Nderkohe, po punojme intensivisht per te arritur te gjitha standardet e kerkuara ne luften kunder korrupsionit, krimit dhe trafiqeve te paligjshme, ne zhvillimin e qendrueshem ekonomik, ne arritjen e standardeve te kenaqshme te sigurise, etj.
***
Une besoj gjithashtu se bashkepunimi rajonal do te jete me i plote, me konstruktiv, me i qendrueshem dhe me i dobishem, duke mos mbetur vetem ne rrafshin e dialogut politik dhe ne frazat per fqinjesine e mire. Duke filluar nga adresimi dhe zgjidhja e ceshtjeve konkrete sic eshte p.sh. levizja e lire e qytetareve ne vendet tona respektive. Sepse e konsideroj anomali dhe jashte kohe faktin se, ndersa kerkojme qe te shkojme pa viza ne Bashkimin Evropian, disa nga vendet tona ende mbajne ne fuqi ne regjim vizash ndaj njeri tjetrit. Gjykojme se rritja e shkembimeve dhe flukseve njerezore ne rajon, qe lehteson kontaktet dhe zgjeron hapesiren e pajtimit rajonal, duhet nxitur dhe institucionalizuar. Prandaj, kerkojme qe konkretizimi i hapave ne kete drejtim, te jete nje nga prioritetet e bashkepunimit te vendeve tona edhe gjate presidences malazeze. Realizimi i axhendave tona integruese varet ne nje mase te madhe nga projektet e zhvillimit te nje rrjeti infrastrukturor rajonal. Per te perdorur ne menyre efikase lehtesirat qe ofron Keshilli Rajonal i Bashkepunimit, duhet te bejme me teper lobing efikas per projektet tona, ne menyre qe te fitojme mbeshtetjen financiare per zbatimin e tyre. Kjo vlen vecanerisht per Korridoret Pan-Evropiane dhe Korridorin e Tete, si boshte te zhvillimit te Rajonit dhe te afrimit te tij me Bashkimin Evropian. Bashkepunimi rajonal duhet te jete gjitheperfshires, nese duam te arrijme rezultate konkrete ne keto fusha, por edhe ne te tjera si p.sh. Marreveshjet e Tregtise se Lire (CEFTA). Tendencat per izolimin e vendeve te caktuara, e demtojne procesin dhe shenojne regres ne drejtim te ketij bashkepunimi. Parimi i gjitheperfshirjes eshte nje nga elementet kryesore mbi te cilin RCC duhet te vendoset. Mbi kete baze, duhet te sigurohen kushtet qe perfaqesuesit legjitim te Republikes se Kosoves te ftohen e te marrin pjese ne te gjitha nivelet e perfaqesimit, ate politik dhe te eksperteve, duke gjetur nje zgjidhje perfundimtare per ceshtjen e pajisjes se tyre me viza.
* Nga fjala e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit te Puneve te Jashtme, ne Takimin e Keshillit te Ministrave te Jashtem te Vendeve Anetare te Procesit te Bashkepunimit te Evropes Juglindore (SEECP) dje ne Stamboll, Turqi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›