E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atwood do të ndajë çmimin një milion dollarësh

Shkrimtarja kanadeze Margaret Atwood dhe romancieri indiano-bengalez Amitav Ghosh
Janë shpërblyer me çmimin Dan David dhe do të ndajnë shpërblimin një milion dollarësh.
Çmimi është i financuar nga fondacioni Dan David i Universitetit të Tel Avivit dhe “miraton dhe inkurajon kërkimet inovative dhe ndërdisiplinore që i kalojnë kufijtë dhe paradigmat tradicionale.

Janë tre çmime një milion dollarësh për arritjet në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen që jepen për çdo vit, me një fokus rrotullues në fushat e shkencës, artit dhe shkencave humane. Dhjetë përqind e çmimit do t’u dhurohen studentëve.

Autorët janë fitues në kategorinë ‘e tashme’.

Juria ka thënë se vepra e Atwood ‘ka mundësuar, për herë të parë, shfaqjen e një identiteti të përcaktuar kanadez, duke eksploruar çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare, siç janë kolonizimi, feminizmi, strukturat e fuqisë dhe shtypjes politike si dhe dhunimin dhe eksploatimin e natyrës.

“Ajo është krijuese e një vargu të gjerë të veprave fiktive origjinale, në të cilat realizmi, miti dhe alegoria janë të bashkuara me shkathtësi.”

Shkrimtarja 70 vjeçare, e cila ka shkruar trembëdhjetë romane sikurse edhe përmbledhje me tregime të shkurtra, poema dhe letërsi për fëmijë, në mesin e shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve, ka fituar dy herë çmimin Governor General's Award sikurse edhe çmimin Booker.

Ndërkaq, Ghosh është lavdëruar për fiksionin e tij, për të cilin juria ka thënë “është madhështor njëlloj nga përshkrimet e tij precize, bukur të paraqitura të personazheve dhe
mjedisit dhe nga ndjenja e tij gjithëpërfshirëse e historisë së shpalosur nëpër gjenerata kundër sfondit të dislokimit të dhunshëm të njerëzve dhe regjimeve gjatë shekujve nëntëmbëdhjetë dhe njëzet.”

Çmimi në kategorinë e ‘të kaluarës’ ka shkuar te presidenti italian Giorgio Napolitano për “kurajën e tij dhe integritetin intelektual që ka qenë kyç në shërimin e plagëve të Luftës së Ftohtë në Europë, sikurse edhe mbresat e lëna në politikën dhe kulturën italiane menjëherë mbas fashizmit.”

Çmimi në kategorinë e ‘së ardhmes’ është ndarë nga Prof. Leonard Kleinrock, i njohur si ‘baba i internetit,’ Gordon E. Moore, i cili ka sajuar termin kompjuterik ‘ligji i Moore’ dhe Prof. Michael O. Rabin, shkencëtar i njohur kompjuterik.

Shpërblimet do të prezantohen më 9 maj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›