Aty ku kamerat u bejne sehir xhepisteve
Linja e Unazes prej pak muajsh ka nxjerre ne qarkullim urbane te rinj me kamera. Edhe dje u trumbetua se linjes se Unazes i jane shtuar 10 urbane te rinj me kilometrazh zero dhe me kamera sigurie. Ne kete menyre ashtu sic edhe u tha nga pronaret e linjes do te uleshin ndjeshem vjedhjet dhe ngacmimet qe ndodhin rendom ne keto linja. Ne fakt vetem dy dite me pare ne kete linje dhe tek njeri prej urbaneve te rinj eshte pretenduar se eshte vjedhur nje portofol madje i riu ka mbajtur peng per disa minuta te gjithe udhetaret. Ndersa ne dje udhetuam ne disa prej urbaneve te rinj me kamera sigurie. Duke pyetur shoferin dhe fatorinot na u pohua se tek disa kamerat rrine ndezur tek disa jo por tek asnjera prej tyre nuk shikohen regjistrimet e bera gjate dites. Asokohe u tha se xhepistet apo edhe veprat e tjera si ngacmime do te jene nen mbikeqyrjen e kamerave te cilat gjenden te instaluara ne urban. Fale nje disku te instaluar ne kamere ajo do te regjistrojne gjate gjithe dites dhe ne rast te konstatimit te vjedhjeve ato do te raportohen ne polici. Vjedhja ndonese e konsideruar si veper penale ne urbanet e Tiranes ka gjetur rehatine. Sidomos ne Unaze nje linje e gjate me qarkullim te larte te udhetareve me sa duket ka lehtesuar edhe punen e xhepisteve. Keshtu vjedhjet edhe pse mund te mos verehen nga personat ne urban ato jane te regjistruara nga kamera si dhe do te raportohen ne polici. Nje tjeter problem i verejtur ne kete linje eshte edhe ngacmimi seksual. Madje pak kohe me pare nje maniak endej ne linjen e Unazes duke ngacmuar vajza dhe gra. Edhe pas shume ngacmimesh e vetmja qe mori guximin te denonconte ne polici ishte nje vajze e re.