Mungoi avokati shtyhet pretenca per supermashtruesin Aliu
Mungesa e avokatit mbrojtes detyroi gjykaten te shtyje seancen gjyqesore ne ngarkim te te akuzuarit per disa mashtrime Indrit Aliu dhe per pasoje edhe shtyrjen e pretences ku pritej te kerkohej masa e denimit per te. I pranishem ne seance dje ka qene vete i pandehuri i cili kerkoi nga gjykata te gjykohet vetem ne prani te mbrojtesit te tij. Akuza qe rendon mbi Aliun eshte Vjedhje me ane te mashtrimit nderkohe qe akuzohet per nje sere mashtrimesh. Sipas prokurorise i pandehuri Aliu ka perdorur te njejten skeme mashtrimi duke u hequr si administrator i nje kompanie te madhe ndertimi duke marre keshtu pune nenkontraktuale per ndertimin e rrugeve te ndryshme. Nga hetimet gati 7-mujore eshte arritur ne perfundim se i pandehuri Indrit Aliu ka hartuar kontrata me shoqeri te ndryshme sipermarrese per kryerjen e punimeve te ndryshme ndertimore duke marre pagesa nga keto shoqeri ne formen e sigurimit te kontrates dhe duke mos i likuiduar ato me pas per punimet e kryera. Veprimet e kryera nepermjet genjeshtres ne formen e mesiperme ndaj shtetasve kallezues jane kryer nga Indrit Aliu me qellim te perfitimit material por edhe nga fakti se ky shtetas pasi ka marre shumat e parave eshte larguar duke mos i kthyer me - thuhet ne kerkesen per gjykim. Sipas kesaj dosjeje kallezimi i pare ndaj Aliut eshte dorezuar nga nje firme ndertimi e cila e kishte fituar tenderin per kryerjen e rikonstruksionit dhe rehabilitimit te rruges Sinanaj - diga e HEC Kalivac komuna Lopes qarku Gjirokaster me vlere te kontrates 7 milione euro. Nga kjo firme Aliu ka perfituar rreth 500 mije euro te cilat i ka marre me ane te mashtrimit dhe presionit se nese nuk paguanin do te prishte kontraten.