E Shtunë, 31 Tetor 2026

HIV/AIDS testime ne shkolla dhe ndihme ekonomike

Projekt per testime ne shkolla dhe paraburgim. ISHP Roshi Gjate vitit 2010 41 raste te reja

Ndihme ekonomike per te semuret me HIV/AIDS nen moshen 18 vjec. Kjo eshte kerkesa e parashtruar nga Roland Bani koordinator i programit kunder semundjes se shekullit AIDS gjate raportimit para Komisionit Parlamentar te Shendetesise ku ka prezantuar edhe draftin permes te cilit i kerkohet Ministrise se Punes dhenia e ndihmes ekonomike kesaj kategorie. Madje Bani i kerkoi ministrise gjetjen e menyres se dhenies se ndihmes duke ruajtur anonimatin e personit perfitues. Po keshtu ne kuader te parandalimit te kesaj semundjeje nje tjeter draft percakton testime ne shkolla dhe burgje.

Diskutime

Dy draftet e pergatitura pritet te dergohen ne qeveri per tu miratuar. Mirepo gjate prezantimit te draftit ne te cilin kerkohet qe te jepet ndihme ekonomike per te semuret me HIV/AIDS nen moshen 18 vjec ka pasur debate nga anetaret e komisionit. Debatet linden per shkak te ruajtjes se anonimatit nje prej kerkesave te vazhdueshme te kesaj kategorie e cila mund te zbulohet dhe cenohet ne zyrat e shperndarjes se ndihmes. Sipas komisionereve kerkohet gjetja e nje menyre nepermjet se ciles ndihma te jepet pa cenuar identitetin. Madje dje ne raportim para Komisionit Parlamentar te Shendetesise kryefjala e shqetesimeve te kryetares se shoqates se HIV/AIDS ka qene lufta kunder diskriminimit nje prej vrasesve me te medhenj ndaj ketyre te semureve.

Nderkohe qe nese miratohen te dyja draftet pritet qe te nisin testime neper shkolla dhe burgje po keshtu pritet te futet lende mesimore per SIDA-n.

Te dhena

Sipas te dhenave te Institutit te Shendetit Publik gjate ketij viti jane evidentuar 41 raste te reja prej te cileve 27 jane femra dhe 14 meshkuj. Drejtori i ISHP-se Enver Roshi ne raportimin e tij para Komisionit Parlamentar te Shendetesise informoi se ne te gjithe vendin jane 406 raste prej te cileve 283 jane meshkuj dhe 123 femra. Kjo semundje ka prekur edhe moshat feminore ku ne te gjithe vendin numerohen 21 15 prej te cileve semundja u eshte transmetuar vertikalisht dhe 6 e kane marre nga transfuzioni i gjakut. Qe ne fillimet e shfaqjes se kesaj semundjeje ne vendin tone Instituti i Shendetit Publik raporton se nga semundja HIV/AIDS kane vdekur 85 persona. Roshi gjithashtu tha se keta te semure kane akses ndaj medikamenteve antiretrovirale dhe se trajtimi mjekesor eshte permiresuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›