E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore policia ndalon trafikimin e 250 kg Canabis Sativa ne drejtim te Italise.

Policia e Vlores ka sekuestruar 250 kg lende narkotike e dyshuar si e llojit Canabis Sativa e cila gjendej e fshehur ne nje mjet me targa VL 1449 D. Burime nga policia bejne me dije se sasia e kesaj lende te jashteligjshme ka qene e fshehur nen shasine e mjetit tip kamioncine lsquoMercedes Benz. Rreth ores 10 te se henes pas nje pune intensive hetimore qe ka zgjatur per disa jave me radhe Strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut Vlore ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Vlore kane finalizuar operacionin e koduar Era e malit ne te cilen eshte gjetur edhe sasia e lendeve narkotike. Gjate ketij operacioni ne prangat e policise kane perfunduar Andrea Gjika 35 vjec banues ne lagjen Pavaresia Vlore dhe Gezim Papa 36 vjec banues ne lagjen Lef Sallata Vlore. Ky operacion per te cilen strukturat e shtetit ne Vlore kishin disa jave qe po punonin eshte finalizuar ne aksin rrugor Orikum-Vlore. Sipas policise dyshohet se sasia e lendes narkotike vinte nga Saranda per ne Vlore me qellim trafikimin e saj ne drejtim te Italise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›