E Diel, 1 Nëntor 2026

Aubrey Herbert - miku me i madh i shqiptareve

Libri “Miku me i madh i Shqiperise – Aubrey Herbert dhe berja e Shqiperise bashkekohore”, i pergatitur per botim nga Bejdullah Destani dhe Jason Tomes, me parathenie te Noel Malcolm, u promovua ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar ne prani te personaliteteve te artit dhe politikes. Libri eshte botuar vitin e kaluar (2011) nga shtepia botuese I.B. TAURUS ne Londer dhe se fundmi erdhi ne shqip ne kuadrin e 100- vjetorit te krijimit te shtetit shqiptar. Ky liber, eshte nje veper shume e rendesishme, qe shpalos aktivitetin e palodhshem te nje personi, i cili deri ne vdekje punoi pa pushuar per ceshtjen shqiptare dhe per pranimin e saj ne qarqet politike e diplomatike britanike, ku kerkohej zgjidhja adekuate. Libri ne teresi, e arsyeton titullin pasi qe vihet ne pah se Shqiperia dhe shqiptaret, nuk kane pasur ndonjehere mik me te madh se Abrey Herbert.

Permes rrefimeve pasqyrohet dhe njohja me Qazim Kukelin, njohje qe e shtyu drejt Shqiperise. Me vendosjen e tij ne ambasaden britanike ne Stamboll, ai e gjen ndihmesin (sherbetorin) e tij, i cili e njofton per ceshtjen shqiptare. Sherbetori eshte Qazim Kukeli, nje shqiptar nga Dibra. Qazimi eshte shkaku qe Herbert hyri ne boten e komplikuar shqiptare, qe nga dita e pare qe u takuan. Ne ditarin e Herbertit, Qazimi ze nje vend te rendesishem. Qazimi do ta shoqeronte “zoteriun” e tij anglez gjate tere qendrimit ne Stamboll, udhetimeve ne Ballkan, ne vende tjera, e deri ne Britani te Madhe. Qazim Kukeli ishte ndihme shume e madhe ne te gjitha aspektet e jetes se perditshme te Herbertit. I mrekulluar per kete, Herbert nje dite e kishte pyetur Qazimin se cka mund te bente per te si shperblim. “Asgje per mua. Fol mire per Shqiperine kur te jepet rasti” - ishte pergjigjur Qazim Kukeli. Dhe, Herbert e beri kete pune, duke lobuar gjate tere jetes se tij per Shqiperine.

Isa Boletini ne Londer

Pjeset e ditarit dhe te shenimeve te tjera, sic jane letrat derguar shtetareve dhe artikujt botuar ne gazeta britanike, permbajne pjesen me interesante, aty ku behet fjale per Isa Bej Boletinin. Kjo pjese, mund te jete edhe kryesorja ne kete liber. Herbert, ne menyre mahnitese, pershkruan ne detaje cdo hap te Isa Bej Boletinit ne Londer. Isa beu, gjate tere kohes sa qendroi ne Londer, ishte mysafir personal ne shtepine e Herberteve. Herbert organizoi takime te anetareve te delegacionit me zyrtaret me te larte britanike, mbajti fjalime ne Parlament, shkroi artikuj ne gazeta dhe beri nje varg aktivitetesh tjera te rendesishme me qellim qe politikanet, ushtaraket, diplomatet dhe opinioni britanik te njoftoheshin me gjendjen e rende te shqiptareve dhe kauzen e tyre nacionale.

Berisha: Herbert, miku qe mbrojti Shqiperine dhe shqiptaret

I pranishem ne promovimin e librit “Miku me i madh i Shqiperise – Aubrey Herbert dhe berja e Shqiperise bashkekohore”, kreu i qeverise Sali Berisha tha se, “Duke marre fjalen per kete mik te jashtezakonshem te kombit shqiptar, per te cilin autoritete dhe personalitete te medha, shqiptare dhe te huaja, nuk kane kursyer superlativat me te medha per te pershkruar rendesine e madhe te mbeshtetjes se tij per Shqiperine dhe shqiptaret, Aubrey Herbert. Por, ne rast se nje komb – thote nje mendimtar i madh, - dallohet me se shumti per ata qe nderon, ne shqiptaret nuk mund te themi se i beme ketij burri te shquar nderimet qe ky meriton. Pasardhes i nje prej familjeve me te larta, me fisnike te aristokracise britanike, me gjak mbreteror indian, Aubrey Herbert do te niste karrieren e tij si atashe ushtarak nderi ne Stamboll i Perandorise se Britanise se madhe. Rasti e sjell qe te kete, Qazim Kukelin, per te cilin ky fisnik britanik ushqeu ndjenjat e respektit me te madh per virtytet e tij”, theksoi Berisha. Duke vleresuar kontributin e tij per Shqiperine, Berisha theksoi se, “Nuk mund te gjejme ne ne historine tone nje personalitet me te perkushtuar ne mbrojtjen e ketij kombi sesa Aubrey Herbert, i cili perdori te gjithe lidhjet e tij te fuqishme politike, familjare, zerin e tij ne parlamentin britanik, themeloi Komitetin Shqiptar ne momentet me kritike, duke lobuar per pavaresine e Shqiperise”, tha Berisha.

Miku i shqiptareve, nga radhet e aristokracise konservative britanike

Abrey Herbert (1880 – 1923) ishte jeteshkurter, por askush nuk beri me shume per Shqiperine, e cila sipas tij do te duhej te ishte me e madhe se sa eshte sot. Herbert kishte prejardhje te tradites aristokrate angleze, e cila gje e kishte vene ne avantazh te suksesit. Familja e tij kishte ne pronesi diku rreth 15000 hektare toke ne Summerset te Anglise. Ai ishte pasardhes i familjes se njohur Carnarvon. Kesaj familje i ishte shtuar edhe me shume nami kur Earli i Peste i Karnavoneve, e zbuloi varrin e Tutankamonit dhe nje varg zbulimesh tjera ne Egjipt. Aubrey Herbert u pajis me edukim siperor ne Eton dhe Oxford, nga ku krijoi miqesi te ngushta me shume personalitete te ardhshme, perfshire edhe te famshmin T. E. Lawrence (Lorensin e Arabise). Karrieren e filloi si diplomat dhe vazhdoi te sherbente si oficer ushtarak ne Irish Guards, kurse me vone sherbeu 12 vite deputet i Parlamentit Britanik nga radhet e Partise Konservative. Ne vitin 1904 Herbert filloi punen e atasheut te nderit ne Stamboll dhe nga ky moment e deri ne vdekje (1923), ai nuk iu nda aktiviteti te tij per promovim te nacionalizmit shqiptar.

Themelimi dhe aktiviteti i Komitetit per Shqiperine

Libri eshte i begatshem me rrefime te ketilla, qe kane te bejne me sjelljet apo ndodhite individuale, por qe krijojne baze dhe reflektim te rendesishem per historine. Deri vone eshte menduar se britaniket nuk kane pasur njohuri me kerkesat nacionale qe kishin shqiptaret. Ketu vertetohet fakti se kastes politike, nuk u kane munguar informatat, pasi qe ajo gjithmone ka qene e sherbyer nga Herbert dhe Komiteti per Shqiperine. Qeverive te atehershme britanike u mungonte vullneti per te vepruar ne drejtim te perkrahjes se kauzes shqiptare. Per fat te keq te shqiptareve, britaniket nuk kishin interesa madhore ne rajonin e Ballkanit. Britaniket tregonin dhembet vetem kur u duhej te manifestonin fuqi perandorake para shteteve tjera. Ne fillim te vitit 1918, Albanian Committee u shnderrua ne Anglo Albanian Society, te ciles iu bashkua edhe Edith Durham, qe se bashku me Abrey Herbertin mbeten fuqia kryesore e kesaj organizate, e cila ekziston edhe sot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›