Hana: Si perfitojne rimbursim, te papunet Sonila Isaku
Vendimi i dy diteve me pare per shtimin e listes se barnave me 19 medikamente te reja, ka sjelle edhe nje tjeter vendim, ku perfitues te tyre do te jene edhe personat e papune. Keshtu, nga e gjithe lista e barnave te rimbursueshme perfitojne te gjithe te papunet, te cilet vertetojne papunesine e tyre. Per shkak te mungeses se informacionit, deri tani kjo kategori perfituesish nga rimbursimet, ka qene e pakte ne numer. Keshtu sipas procedures, personat te cilet jane te papune, duhet te marrin nje vertetim tek zyrat e punes duke u pohuar qe ata rezultojne punekerkues te papune. Me pas, me kete vertetim behet e mundur hapja e nje libreze te perkohshme, ku pacienti mund te shkoje tek mjeku pa paguar, apo te perfitoje edhe nga lista e barnave me rimbursim. “Libreza specifike duhet te shkoje ne zyrat e Ministrise se Punes per te perfituar statusin “e papune”. Me marrjen e ketij statusi, perfitohet libreza shendetesore. Ka patur disa pengesa burokratike per te perfituar kete libreze, pasi kjo vertetesi nuk behet ne te gjitha rastet. Fondi qe do te perdoret nga ISKSH-ja per rimbursimin e barnave kete vit, pritet te shkoje ne 4.8 miliarde te reja", tha Elvana Hana, drejtoreshe e ISKSH-se. Sipas saj, me ligjin e ri te sigurimeve shendetesore, do te kete nje mbulim me te madh te popullates me sherbime. Jane parashikuar qe te shtohen edhe kategorite perfituese qe do te mbulohen nga shteti. Nga skema e sigurimeve shendetesore, aktualisht perfitojne pensionistet, invalidet, veteranet dhe te papunet qe vertetojne nje gje te tille. Sipas Hanes, me Ligjin e ri te Sigurimeve Shendetesore, do te mirepercaktohen sherbimet dhe perfitimet e ketyre kategorive qe perfitojne nga skema e sigurimeve. Sa i perket idese se futjes ne skemen e rimbursimit edhe te papunet, ka qene kreu i qeverise, i cili gjate mbledhje se dy diteve me pare u ka kerkuar 2 institucioneve, qe te bejne evidentimin e rasteve dhe per keta persona te mos kete burokraci. “Ekziston nje problem. Behet fjale per grate shtepiake. Te tilla ka kudo ne bote, madje do ecim edhe drejt burrave shtepiake, por qe per shkak te percaktimeve ligjore kane nje veshtiresi aksesi ne rimbursim. Ndaj do ta shihni kete problem se bashku me Institutin e Sigurimeve Shendetesore dhe Ministrine e Shendetesise, me qellimin qe te mos hasin asnje veshtiresi, por qe burokracia u nxjerr atyre disa pengesa te pamerituara”, eshte shprehur Berisha. Kurse me listen e fundit te barnave ku jane shtuar 19 medikamente te reja, do te trajtohen me shume paciente qe kane diagnozen e leucemise, diabetit, reumatizmes, insuficiences renale, epilepsise, anemia tek femijet, si dhe personat qe vuajne nga semundjet kardiovaskulare.
ISKSH kundershton Ramen, per skemen e sigurimeve
Ne mars, kur Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor do te kthehet ne Fond, nuk do te kete ndryshim te mases se kontributit. Kjo ka qene deklarata e bere nga drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, e cila ka kundershtuar kreun e PS-se, Edi Rama per akuzat e tij, sipas te cilit skema aktuale e sigurimeve, eshte e deshtuar. “ISKSH eshte ngritur nga 0, ishte vertet per te menduar ne vitin 2005 kur e kemi marre me – 1/3 e fondit, sot kemi bere reforma, fondi per listen e barnave eshte afro 2,5 here me i larte dhe do te vazhdojme rrugen e reformimit”, ka theksuar Hana. Aktualisht buxheti i Institutit te Kujdesit Shendetesor, eshte i ndare ne dy pjese, sipas te cilit 76 % vjen nga buxheti i shtetit per kategorite ne nevoje dhe 24% eshte fale kontributeve. Kategorite ne nevoje jane edhe perfituesit me te medhenj te skemes se rimbursimeve.