E Shtunë, 31 Tetor 2026

Audi A8, Modeli i ri me sistem “Wi-Fi”



Audi A8 i ri do të ketë si veçori një rrjet me shpejtësi të lartë për argëtimin dhe komoditetin brenda makinës. Endjru Gilbert, zëvendëspresidenti ekzekutiv i prodhuesit të qarqeve Qualcomm, tha se makina do të mundësonte një “flluskë lidhjesh” për udhëtarët, duke i mundësuar ata të përdorin shërbimet ueb me shpejtësi të lartë në ecje e sipër. Audi A8 do të ketë si veçori sistemin e navigimit në makinë faqja celulare “Media Plus”, e cila do të luajë rolin e “pikës së nxehtë”, duke mundësuar pasagjerët të lidhin pajisjet e tyre Wi-Fi me internetin. Lidhja satelitore ka gjithashtu të integruar “Google Earth”, duke mundësuar pamje satelitore me 3 përmasa (3D) me rezolucion të lartë. Audi tha se sistemi, kur kombinohet me një atlas rrugësh dhe përmbajtje të tjera interneti, mund të mundësojë planifikim udhëtimi në kohë reale, vendndodhje specifike vendesh interesante apo rezyme restorantesh, si dhe informacion të minutës së fundit mbi trafikun. Sistemi mundësohet nga teknologjia “UMTS e Qualcomm”, një nga rrjetet e të dhënave me shpejtësi të lartë të gjeneratës së ardhshme që do ta bëjë të lehtë lidhjen në ueb me shpejtësi të lartë nga pajisjet. Nga Audi vijnë informacione se modeli i ri do të dalë në shitje në fund të këtij viti.

Microsoft
Shet më shumë se 90 milionë kopje të “Windows 7”

Microsoft thotë se shitjet e sistemit të tij të fundit të shfrytëzimit kanë kapur 90 milionë në më pak se gjashtë muaj.
Microsoft bëri të ditur ka shitur 90 milionë kopje të Ë////indoës 7 që prej lëshimit të tij prodhuesve të kompjuterëve në Korrik. Sistemi i shfrytëzimit, i cili doli në shitje për konsumatorët në Tetor, qe shitur më shumë se 60 milionë kopje nga fundi i Janarit. Peter Klein, kreu i financave të Microsoft, dha lajmin gjatë një prezantimi në Konferencën e Medias dhe Telekomit Morgan Stanley në 2 Mars. Grafikët nga konsumatorët e biznesit, sidoqoftë, duken më pak mbresëlënëse: zoti Klein pranoi që ky segment do ende që të ngrihet, edhe pse kjo gjë mund të ulet historikisht nga menaxherët TI e kujdesshëm në sektorin e reklamave.

Samsung Go N315

Laptopi i ri me çmim 430 dollarë
Samsung ka paraqitur laptopin e tij të ri. Shenja dalluese e këtij modeli është Go N315, dhe ai vjen me ekran të diagonales prej dhjetë inçësh. Në të është shfrytëzuar procesori Atom prej 1.66 GHz i platformës Pine Trail të Intel, është integruar disku prej 250 gigabajt dhe sistemi operativ Windows 7 Starter. Rezolucioni i ekranit është 1.024 x 600 piksela, është integruar një gigabajt i memories punuese, grafika e integruar është GMA 3150, si dhe kamera e uebit prej 1.3 megapikselash. Ky kompjuter i vogël vjen me bateri prej katër qelish pavarësia e së cilës është deklaruar të jetë katër orë e gjysmë pune. Porositja e këtij netbooku në Amazon.com bëhet me 430 dollarë amerikanë.

Apple iPad

Del në shitje më 3 prill

Kompania “Apple” më në fund ka zbuluar datën e paraqitjes së kompjuterit të vet tablet iPad në treg: modelet të cilat kanë vetëm lidhje Wi-Fi vijnë më 3 prill, ndërsa modelet e tjera do të duhej të paraqiteshin në fund të këtij muaji. Përveç datës zyrtare të daljes së iPad në treg, Apple ka njoftuar se në fund të prillit ai do të del në shitje edhe në Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Zvicër dhe Britani të Madhe.
Sa u përket çmimeve, ato janë bërë publike më herët, mirëpo do t’ua rikujtojmë: modelet të cilat kanë vetëm lidhje Wi-Fi do të kushtojnë 499 dollarë në variantin prej 16 gigabajt memorie, 599 dollarë me 32 gigabajt dhe 699 dollarë për modelin me 64 gigabajt. Modeli me lidhje Wi-Fi dhe 3G do të kushtojë 629 dollarë në variantin me 16 GB memorie, 729 dollarë me 32 GB dhe 829 me 64 GB memorie.

13 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›