E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donald Trump: Veshja e duhur është gjysma e suksesit në punë



Ngjyrat që vishni pasqyrojnë personalitetin tuaj. Biznesmeni i njohur Donald Trump thotë se mënyra e veshjes është gjysma e suksesit në punë. Bankat dhe kompanitë e sigurimit kërkojnë konservatorizëm dhe seriozitet. Të punësuarit e tyre prandaj veshin këmisha dhe kravata të ngjyrave të hirta, të kaltra si të marinarëve apo të ngjyrës gështenjë të errët. Kurse gazetarët, ekspertët për marketing apo dizajnuesit janë të njohur për nga dizajni modern i rrobave. Në këtë kategori lejohen kostumet në kombinim me këmishët ngjyrë vjollcë apo të portokalltë, kurse ngjyrat bezhë apo e bardhë e “pistë” janë gjithmonë të pëlqyera te femrat. Arkitektët gati gjithmonë vishen me rroba praktike. Kostumet më të mira janë ato të ngjyrave të errëta: të zezë, ngjyrë gështenjë dhe e kaltër, kurse ngjyrat e këmishëve mund të jenë më të “gjalla”. Por, duhet të keni kujdes që të mos e teproni, sepse pamja juaj e jashtme mund te irritojë ndokënd.
E portokallta, e gjelbra, e bardha dhe ngjyra vjollcë
Ngjyra e bardhë tregon se jeni të thjeshtë, të sigurt në vetvete dhe, me gjasë, të “zënë”. Ngjyra e gjelbër është ngjyra e paqes, shëndetit, lumturisë dhe gëzimit dhe ka një rrezatim shumë pozitiv. Ngjyra vjollcë është ngjyra e mençurisë dhe kreativitetit, kurse e portokallta është shumë energjike dhe entuziaste.
Çdo gjë e hekurosur dhe e pastër
Këpucët duhet të jenë të pastra dhe të shkëlqyeshme, duhet të keni kujdes që të mos ketë njolla në rroba, që të mos ju dalë këmisha nga pantallonat, që të mos keni flokë të krehura dhe që të keni aromë të këndshme.
Intervista e parë: rrobat e “matura”
Biseda e parë është ngjarje formale dhe pa marrë parasysh se punëdhënësi nuk kërkon veshjen e kostumit, ju duhet ta vishni për intervistën e parë, për të treguar sesa seriozë jeni.
Kombinimi: e kaltër apo e zezë
Lini përshtypje dhe tregoni vetëbesim me kostum të zi apo të hirtë, me këpucë të zeza e të mbyllura, me këmishë të zezë dhe me kravatë me ngjyrë të kaltër pasteli.
Për përparim në punë: ngjyrat e errëta
Nëse visheni me stil të lehtë, shefi as që do t’ju vërejë. Kombinojeni kostumin e zi apo të hirtë me këmisha dhe kravata ngjyrë vjollcë të errët.

Si të keni sukses në punë
Variantet për suksesin e një profesioni janë shumë dhe nuk varen vetëm nga ju, por provoni të sforconi imagjinatën dhe projektojuni në të ardhmen, ndoshta pas dhjetë vjetësh, dhe mendoni se cilat mund të jenë pikësynimet tuaja profesionale në agjendën në të cilën jeni duke punuar: nëse nuk keni asnjë vizion dhe kjo ju provokon humor të keq, reflektoni seriozisht mbi mundësinë e ndërrimit të punës.
Shkoni në rrugën tuaj
Mos e lini veten kurrë të merreni nëpër këmbë nga kolegët e zyrës që kanë interesa të ndryshme nga tuajat. Nëse ju arrini një pikësynim në karrierë, ndoshta kolegu juaj ju ka zili dhe kështu objektivat tuaja janë të ndryshme.
Mos merrni kurrë inat një koleg
Në zyrë shpesh krijohen grupe që marrin nëpër “gojë” kolegët e papëlqyer dhe jo simpatikë. Kujtoni se një sjellje e tillë, përveçse ju bën të dukeni si fëmijë, ju bën të humbisni kohë dhe energji, të cilat mund t’i përdorni më mirë për të tjera gjëra.
Ndryshoni kur nuk duroni më
Duket shumë e thjeshtë të thuash që ia del, por shpesh fokusohesh në një punë që përveçse nuk pasqyron objektivat e tua profesionale shpesh na rëndon edhe në shpirt.
Jini elastikë
Në jetën tuaj private ka dhe do të ketë ndryshime të vazhdueshme dhe po qe se do të ndodhte kështu edhe në aspektin profesional, ç’të keqe ka? Mos u frikësoni nga ideja e të ndërruarit punë, ose të pranoni kontrata me kohë të kufizuar, të gjitha eksperiencat e punës kanë anën e tyre pozitive dhe mbi të gjitha mund t’ju furnizojnë me ide dhe njohje të reja të nevojshme për të ardhmen tuaj profesionale.
Fitoni respekt në punë
Edhe në raportet e punës, ashtu si në të gjitha marrëdhëniet shoqërore, është e rëndësishme që bashkëjetesa me kolegët të jetë e qetë si në anën profesionale, ashtu dhe në atë psikologjike. Nuk ka asgjë më të mërzitshme sesa të zgjohesh në mëngjes dhe të kuptosh që nuk ke asnjë dëshirë që të punosh në një ambient aspak miqësor.

Si t’i përballoni më mirë pakënaqësitë
Ja pesë arsye të lindura nga eksperienca, që ju ndihmojnë të përballoni më mirë pakënaqësitë e vogla që mund t’ju dalin gjatë rrugës suaj profesionale.

1. Edhe nëse punoni në një ndërmarrje, edhe nëse punoni në një zyrë ku keni të bëni me pak kolegë, mundohuni të mbani sa më shumë të jetë e mundur të ndarë jetën private nga ajo profesionale. Evitoni daljet e shpeshta në grup mes kolegësh. Kjo, jo për snobizëm, por për të ruajtur privatësinë tuaj. Grupet e afërta dhe miqësitë e tepruara mund të ndryshojnë mendimin tuaj për kolegët e punës. Krijoni opinionin tuaj nga mënyra sesi sillen në punë dhe ndonjëherë në ndonjë drekë restoranti. Disa festa të rëndësishme gjatë vitit, si Krishtlindjet, apo fillimi i pushimeve janë mëse të mjaftueshme për të drekuar me ta.
2. Nëse jeni person i përpiktë dhe preciz në punë, mos lejoni që t’ju kërkojnë të kryeni punë të tjera shtesë, ose të punoni jashtë orarit të punës. Ju mund ta bëni një gjë të tillë një herë ose dy, por më pas duhet t’ju bëni të ditur të tjerëve në mënyrë të sjellshme se ju në mëngjes ngriheni shumë herët, kështu që të rrini jashtë orarit, ju krijon shumë probleme.
3. Evitoni, nëse mundeni, lidhjet sentimentale me kolegët e punës. Kuptoni se jo gjithmonë janë fatsjellëse. Rrezikoni të krijoni një grup brenda stafit, i cili vepron i veçuar dhe mund t’ju. rrezikojë edhe vendin e punës. Nëse lidheni me një koleg në punë, do të rrezikonit ta bënit pak të pëlqyer ambientin e punës, mbi të gjitha në rastet e prishjes së lidhjes. Një atmosferë e nderë që në orët e para të mëgje¬sit parashikon një stuhi të mëvonshme jo vetëm në marrëdhëniet mes kolegëve, por edhe në marrëdhëniet drejtues-vartës. Nëse e dashuroni vendin tuaj të punës, nëse fitimet që merrni prej tij janë të konsiderueshme, mos flirtoni me kolegët e punës. Ka edhe shumë vende të tjera ku ju mund të gjeni njeriun e ëndrrave tuaja.
4. Mundohuni të sqaroni gjithmonë keqkuptimet e lindura me kolegët. Të punosh me një person me të cilin ke patur një diskutim të mbetur të pasqaruar, do t’ju krijojë probleme dhe do t’jua bëjë punën të mërzitshme. Ju do të gjendeni përherë nën trysninë e argumentit: “Hajde të sqarohemi”. Kjo do t’ju largojë nga objektivat që ju keni në një ditë, do t’ju ulë rendimentin dhe do t’ju shfaqë si njeri joserioz në sytë e shefave tuaj.
5. Nëse ndjeni se mendoni se jeni viktimë e pabarazisë në punë, mos e përjetoni pasivisht situatën, përpiquni të kuptoni, ndoshta edhe të flisni me përgjegjësin e personelit, nëse ka diçka që nuk shkon në mënyrën tuaj të të punuarit. Është më mirë që t’i merrni vesh menjëherë edhe lajmet e këqija. Kështu do të përgatiteni të kërkoni ndonjë kompani tjetër, apo të merrni letër dhe laps për të llogaritur ku keni gabuar. Kujtohuni se gabimet e kaluara shpesh kthehen në mësime të vlefshme për të ardhmen.

13 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›