Audi Q3 në vjeshtë

Nga Express më 13 prill 2011 në ora 19:45
Pas debateve disamujore se kur do të dalë në treg Audi Q3, kompania lajmëroi se kjo makinë mund të jetë në dispozicion për tregun në Evropë këtë vjeshtë.
Audi Q3 është planifikuar të fillojë në Evropë këtë vjeshtë dhe sipas Automobile Magazine mund të arrijë tregun e SHBA-së një vit pas kësaj.
Edhe pse zyrtarisht Audi zbulon javën e ardhshme në Shanghai Auto Show parametrat e Audi Q3, prodhuesi ka lëshuar disa informata themelore dhe skica për shtypin.