"Audienca" vjen nga Kosova në Teatrin Kombëtar
• "Audienca" vjen nga Kosova. E shfaqur këtë fundjavë në Teatrin Dodona në Prishtinë, shfaqja e njohur e shkruar nga dramaturgu çek Vaclav Havel vjen edhe në Tiranë.
Sot në mbrëmje, në skenën e Teatrit Kombëtar, kjo komedi e zezë ironike që flet për një shkrimtar disident i detyruar të punojë si punëtor, sjell dy aktorët nga Kosova, Shkumbin Istrefi dhe Armond Morina, nën regjinë e Fatos Berishës. "Audienca" e vënë në vitin 1997 në Prishtinë kishte një dimension shtesë. Një Havel i luajtur për herë të parë në gjuhën shqipe, në një atmosferë represioni, frikë dhe dehumanizimi, ku intelektuali "duhet të bëjë një zgjedhje tepër të vështirë, të rebelohet apo të komprometohet. Të ikë përmes dritares së hapur të birrarisë-burg, apo të qëndrojë brenda i shtypur". Ai zgjedh ikjen nga liria. Sot kjo shfaqje vjen e përpunuar dhe e ndërtuar mjaft mirë nga regjisori Berisha. Kjo pjesë është shkruar pasi vetë shkrimtari Vaclav Havel punoi në një fabrikë birre në Trutnov. Në atë kohë në Çekosllovaki ekzistonte një ligj "anti-parazit", i cili parashikonte që ata që nuk ishin të punësuar mund të futeshin në burg. E për këtë skenografia është ndërtuar tërësisht me arka birre, që gjatë shfaqjes në Shqipëri janë mundësuar nga Birra "Korça". "Audienca" e Teatrit Dodona u shfaq edhe gjatë luftës së Kosovës, në Tetovë të Maqedonisë në vitin 1999, si pjesë e lëvizjes "Teatri Dodona në Ekzil". Vaclav Havel me të dëgjuar këtë lajm, i prekur nga fakti që artistët-refugjatë zgjodhën të luajnë veprën e tij, dërgoi një faks të shkruar me dorën e vet: "Jam prekur thellë kur dëgjova që inskenimi i tekstit tim ju ka sjellë kënaqësi dhe ju ka bërë të harroni fatin tuaj. Le të shpresojmë se fati juaj së shpejti do të ndryshojë për të mirë".