Lirohet Haradinaj: Gjykata e di se lufta jonë ishte e drejtë
• Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpall i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, për të gjitha aku-zat e ngritura kundër tij.
Pas tre vitesh në këtë Gjykatë, Haradinaj tani mund të rikthehet në Kosovë dhe të ushtrojë funksionin e tij politik si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Nga treshja kosovare e akuzuar për krime kundër njerëzimit, Gjykata shpalli të pafajshëm edhe Idriz Balaj, ndërsa Lahi Brahimaj u dënua me 6 vjet burgim për shkeljen e zakoneve të luftës. Aktpadia kundër Haradinaj u ngrit vetëm 100 ditë pasi ai u emërua në postin e Kryeministrit të Kosovës. Pas marrjes së fletarrestimit, Haradinaj ka dhënë dorëheqjen më 8 mars të vitit 2005, për të udhëtuar të nesërmen vullnetarisht në Hagë. Kjo sjellje u vlerësua nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe lider të tjerë në botë, por edhe nga vetë përfaqësuesit e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi. Ish-kryeadministratori i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen, e përshkroi në atë kohë Haradinaj si "mik dhe njeri me lidership dinamik, përkushtim dhe vizion, prania e të cilit do t'i mungojë Kosovës". Trupi gjykues i këtij procesi kryesohej nga gjykatësi holandez, Alfons Orie, i cili i shpalli dy kosovarët të pafajshëm. Procesi kundër tyre ka nisur më 5 mars të vitit 2007 dhe ka përfunduar më 23 janar të vitit 2008. Në procesin e Hagës kundër Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj, para trupit gjykues kanë dalë mbi 75 dëshmitarë. Dëshmitarët kryesisht ishin pjesë e aparatit të dhunës e terrorit shtetëror serb mbi shqiptarët në Kosovë dhe ish-bashkëpunëtorë të regjimit të Beogradit. Vendimi i Gjykatës së Hagës është pritur me interes të jashtëzakonshëm në Kosovë. Nëpër rrugët e Prishtinës, kudo janë vendosur mbishkrimet në mbështetje të zotit Haradinaj, në të cilat thuhet "Kosova të mirëpret" dhe "Ramush, we need you now!" (Ramush, kemi nevojë për ty tani!}. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, shprehu besimin e tij në pafajësinë e zotit Haradinaj, duke e çmuar "procesin, rolin bashkëpunues, që e ka pasur vetë Haradinaj në këtë periudhë". Edhe Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur besimin e tij në "pafajësinë e plotë të Haradinaj dhe të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së". Pas vendimit për pafajësinë e tij, Ramush Haradinaj ka lëshuar një komunikatë për media nga zyra e partisë AAK, ku ka shprehur padurimin që të kthehet te familja dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, por duke qenë i ndërgjegjshëm edhe mbi sfidat e vështira që ka Kosova. "Populli i Kosovës meriton të jetojë në një shoqëri të lirë, ku vlerat janë të mbrojtura dhe të garantuara dhe ku shoqëria ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Ky është vizioni për të cilin do të përkushtohem gjatë tërë jetës sime", ka thënë Haradinaj. Duke kujtuar deklaratën dhënë popullit të Kosovës, që t'i besonte procesit gjyqësor, në kohën kur kishte dhënë dorëheqje në mars të vitit 2005, Haradinaj tha se "Gjykata, gjatë tërë procesit, e ka shikuar me kujdes evidencën që Prokuroria e ka sjellë përpara gjatë periudhës nëntëmujore dhe ka konstatuar se akuzat e bëra ndaj meje dhe ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë false", është shprehur Haradinaj, duke theksuar se ky vendim e fuqizon Kosovën.
LSI uron Haradinaj
LSI përshëndeti dje verdiktin përfundimtar të Gjykatës së Hagës për pafajësinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. "LSI ka qenë gjithnjë e bindur për integritetin politik, moral dhe njerëzor të ish-luftëtarit të UÇK-së dhe kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj. Në këtë kontekst LSI, dëshiron të përshëndesë vendimin e paanshëm të Gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës në Hagë, e cila ndau shpifjet dhe gënjeshtrat nga realiteti i z. Haradinaj që është një patriot i madh, është një person i madh dhe kurajoz që për asnjë çast nuk ngurroi të përballet me drejtësinë. Si përfundim LSI i uron z. Haradinaj punë të mbarë në angazhimin e tij të mëtejshëm në skenën politike në Kosovë", thuhet në deklaratën për shtyp.