E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Me shume investime turke

Kryetari i PS-se, Edi Rama, zhvilloi dje nje takim me Kryeministrin e Republikes se Turqise, Rexhep Erdogan. Kreu socialist, Rama, vleresoi marredheniet e shkelqyera midis Turqise e Shqiperise, sidomos pranine e biznesit turk ne vendin tone. Njekohesisht, Rama sugjeroi nje prani me te madhe te investimeve turke ne Kosove, si dhe shprehu deshiren qe bashkepunimi midis Tiranes dhe Stambollit, te intensifikohet permes binjakezimit te bashkive respektive. Nga ana e tij, Kryeministri Erdogan vleresoi se "marredheniet Turqi-Shqiperi jane tejet te rendesishme ne te gjitha dimensionet ushtarake, ekonomike, tregtare etj". Po keshtu, Kryeministrit turk, Erdogan, informoi kreun e PS-se, Rama, lidhur me angazhimin e Turqise per lobimin ne Konferencen Islamike, lidhur me njohjen nga nje numer vendesh te shtetit te pavarur te Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›