E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-Erdogan: Turqia do loboje

Kryeministri turk Rexhep Erdogan i premtoi dje Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, se Turqia do te loboje per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Gjate nje takimi zhvilluar ne Kryesine e Kuvendit, Erdogan u shpreh: "Ju premtoj se do te lobojme me te gjithe fuqine tone ne Samitin e Bukureshtit per te mbeshtetur Shqiperine ne marrjen e fteses per anetaresim". Dy personalitetet vleresuan nivelin ne rritje te investimeve turke ne Shqiperi nga 35 milione ne 630 milione dollare, krahasuar me 5 vite me pare, duke nenvizuar domosdoshmerine e rritjes se metejshme dhe ne fusha te tjera si energji, gaz, miniera, infrastrukture, arsim, shendetesi apo turizem. Erdogan tha se ne qershor, Kryetari i Parlamentit turk, Toptan, do te vizitoje Shqiperine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›