E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Bashkepunim ne energji e turizem

Presidenti Bamir Topi vleresoi dje ndihmen qe Turqia ka dhene ne fushen e Mbrojtjes dhe mbeshtetjen per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ne takimin e zhvilluar ne presidence, kreu i shtetit e njohu Kryeministrin e Turqise Rexhep Erdogan, me reformat e ndermarra, klimen e re politike te dialogut dhe bashkepunimin e forcave per realizimin e reformave. Sipas Topit, duhen gjetur hapesira te reja bashkepunimi me Turqine ne sektoret kyc si energjia, turizmi, arsimi e shendetesia. Nga ana e tij, Kryeministri turk, Erdogan, theksoi mbeshtetjen e plote te Turqise per integrimin dhe anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Mbeshtetje qe, sipas tij, do te theksohet akoma edhe me tej gjate Samitit te Bukureshtit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›