Gerdeci, Meta kerkon komision hetimi
Levizja Socialiste per Integrim dorezoi dje ne Kuvend kerkesen per ngritjen e nje komisioni hetimor per gjendjen e municioneve ne vend, administrimin e tyre, si dhe ligjet e ushtrise. Duke marre shkas nga shperthimi i depos se demontimit te municioneve ne Gerdec, Grupi parlamentar i LSI depozitoi kerkesen ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve. Ndryshe nga cfare pritej, Partia Socialiste mbeshteti hetimin parlamentar dhe pse deri me sot ka kerkuar vetem doreheqjen e Kryeministrit Berisha dhe venien e tij para drejtesise. Ndersa anetaret e djathte ne Konferencen e Kryetareve u shprehen parimisht kunder, edhe pse Kryeministri Sali Berisha tha publikisht ne Kuvend disa dite me pare se pranon ngritjen e cdo hetimi dhe eshte gati te flase ne te. Kerkesa u perfshi ne rendin e dites se Kuvendit, e nese votohet ne seance hetimi do te drejtohet nga nje deputet i LSI-se. Pritet qe ne seancen kuvendore te dites se sotme, debati per tragjedine e Gerdecit te jete i forte, duke pasur parasysh dhe mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te PS, i cili vendosi ta shohe me specialiste ne menyre te detajuar tere ngjarjen dhe evidentimin e pergjegjesve. Ne mbledhjen e djeshme, u debatua dhe mbi perfshirjen ne kalendarin e punimeve te Kuvendit te ndryshimeve kushtetuese qe PS kerkon per sistemin zgjedhor. Kreret e partive te vogla politike, si Ceka kundershtuan kerkesen, duke akuzuar se PS po ndihmon te djathten ne pushtet me kerkesa te tilla. Partite e vogla kerkuan qe ceshtja e reformes zgjedhore, te shqyrtohet brenda dyerve te komisionit te posacem, jo me propozime politike. Pavaresisht kundershtimeve te te vegjelve, propozimi per ndryshimin e Kushtetutes per sistemin zgjedhor do te votohet ne seance plenare. R.Rapushi