Auditi, shtetit iu bë dëm 11 milionë lekë
21/01/2009 Korçë, ndëshkohen 31 punonjës të administratës
KORÇE- Auditimi i brendshëm pranë prefekturës së qarkut Korçë për vitin 2008 zbuloi një dëm ekonomik me vlerë financiare prej 10.568.787, ndërsa u ndëshkuan 31 persona, ku mes masave të marra bëjnë pjesë edhe dy gjoba me vlerë 100.000 lekë, largimet nga shërbimi civil si dhe masa për ulje në detyrë. Zbulimi i shkeljeve me dëm ekonomik të madh u bë e ditur për gazetën “Metropol” nga burime zyrtare pranë institucionit të prefektit Korçë, të cilat kanë sqaruar edhe fusha në të cilat janë, kanë konsistuar shkeljet siç janë pagat, dietat, prokurimet, evazioni fiskal etj. Problemet kryesore që kanë dalë në shkeljet me dëm ekonomik, sqarojnë më tej burimet, janë konstatuar në fushën e pagave për 1.085.524 lekë, në 59 raste, në fushën e dietave për 1.028.199 lekë në 37 raste, në fushën e evazionit fiskal për 5.236.634 lekë në 227 raste, në fushën e prokurimeve për 734.353 lekë në 6 raste dhe të tjera për shumën 1.278.077 lekë në 131 raste. Për shkeljet e konstatuara janë rekomanduar 11 masa vërejtje me shkrim, 4 masa vërejtje me paralajmërim për largim nga puna, 1 masë kalim në detyrë më të ulët dhe 2 gjoba me vlerën 100.000 lekë, masa të marra këto nga sektori i auditimit të brendshëm.