MPPTT, 283 milionë lekë për Unazën e Fierit
21/01/2009 Zgjerim të rrugës nga Ura e Mbrostarit
FIER- Hyrja e qytetit të Fierit do të ndryshojë tërësisht pamjen e vet. Prej disa ditësh ka filluar puna për zgjerimin e rrugës nga Ura e Mbrostarit deri në hyrje të qytetit të Fierit. Ky investim do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve të tonazheve të ndryshme që lëvizin nga pjesa veriore dhe qendrore për në pjesën jugore të vendit. Investitor është MPPTT, ndërsa fondi i akorduar është 283 milionë lek të reja. Në projekt parashikohet sistemimi dhe asfaltimi i rrugës hyrëse të qytetit të Fierit dhe zgjerimi i Urës së Mbrostarit. Punimet do të përfundojnë në 20 korrik të këtij viti. Banorët e dëmtuar nga zgjerimi i rrugës dhe që disponojnë dokumentacionin e nevojshëm do të dëmshpërblehen, ndërkohë që një pjesë tjetër e rrugës vazhdon të ketë probleme me dëmshpërblimet.