Auditimi i brendshem prokurimet ne krye te abuzimeve

Mbi 3.3 miliard lekë janë dëmet financiare të shkaktuara nga administrata publike gjatë vitit të shkuar. Njësia e Auditimit të Brendshëm ka bërë me dije se kjo është shuma që është regjistruar si dëm në procedurat e ndryshme që kanë zhvilluar punonjës dhe institucione. Shkeljet më të shumta janë vënë re në prokurime, konceione, paga, investime dhe procedura të tjera.
"Auditimi i brendshëm ka evidentuar gjetje në fushën e menaxhimit financiar, të shprehura në dëmin ekonomik që konstatohet në shumën rreth 3.375 miliardë lekë, evazion fiskal në shumën 2.783 miliardë lekë, dhe mungesa dhe evidentime të tjera në shumën 112 milionë lekë", tha Hysen Muceku, drejtori i përgjithshëm i Auditimit të Brendshëm.
Viti 2010 ka njohur dhe rritje të numrit të kontrolleve. Drejtues të Auditit kanë vënë në dukej se ka nevojë për infrastrukturë dhe njerëz të kualifikuar. "Kryerja e 2377 misioneve auditimi, kundrejt 1961 misione të programuara, që e shprehur në përqindje përbën 121 për qind të planit vjetor, përbën një tregues pozitiv në përpjekje të rritjes së efektivitetit të punës audituese", tha Muceku.
Si problem kryesor në performancën e institucioneve është lëvizja e shpeshtë e stafit të kualifikuar. Sipas drejtorit të Auditit shumë krerë institucionesh ndërrojnë për arsye politike apo të tjera ekspertë të kualifikuar, duke krijuar performancë të dobët në punë.
Florian Papadhimitri