Rikonstruksohet Banka e Shqiperise

Ka nisur zyrtarisht puna për rikonstruksionin dhe ndërtimin e një ambienti të ri në Bankën e Shqipërisë. Vetë guvernatori, në praninë e dhjetra të ftuarve ka njoftuar nisjen e punimeve që parashikohet të zgjasin 18 muaj. Zoti Ardian Fullani u tha të pranishmëve, se rikonstruksioni i godinës ekzistuese nuk do të cënojë aspak vlerat arkitekturore të godinës që i përket rrymës së “Rracionalizmit”.
Dhe godina e re, që do ngrihet në oborrin e pasim të godinës do nuk do të ndryshojë nga ky stil. Godina e Bankës së Shqipërisë ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1938. Projekti i godinës është realizuar nga arkitekti i njohur i asaj periudhe, italiani Vittorio Morpurgo.
Stili arkitektonik i saj i përket rrymës së “Rracionalizmit”, rrymë e cila lulëzoi në gjysmën e parë të shekullit 20-të në Evropë. Projekti aktual është bërë nga arkitekti italian Marco Petreschi i cili mban të njëjtin post me atë që kishte Vittorio Morpurgo në katedrën e arkitekturës në La Sapienzza.
Florian Papadhimitri