E Diel, 1 Nëntor 2026

Auditorët e Universitetit “Pavarësia”, arenë diskutimi mbi artin bashkëkohor italian

Të dielën e shkuar, në Aula Magna-n e Universitetit “Pavarësia”, ne kuadrin e iniciatives “Arti Bashkekohor ne Vlorë”, iniciativë e “Promenade Galeri” dhe Artistit vlonjat Artan Shabani, nën kujdesin e veçante te Konsullates se Pergjithshme Italiane ne Vlore dhe Konsullit Dott. Sergio Strozzi, dy artistë italianë, Alessandro Mancassola e Barbara Ceriani Basilico, njëkohësisht docentë në Akademinë e Arteve të Bukura të Milanos, prezantuan Videoprojektimet e tyre “ Shark Tale “dhe “Roy Lee”.
Keto punime te vecanta dhe risi per artin vlonjat u pritën mjaft mire nga një publik i gjerë qe ndoqi me vemendje Videoprojeksionet si dhe shpjegimet e autoreve mbi punen e bere dhe vështirësitë për realizimin e tyre.
Studentet e Arkitektures, por edhe ata të kurseve te tjera te studimit prane Universitetit “Pavarësia” u njohën me format e reja te artit dhe evoluimin e artit modern në përgjithësi dhe ndikimin qe ai ka në zhvillimin shoqeror aktual.
Ne perfundim, pati edhe nje debat te kendshem mbi artin bashkohor ne pergjithesi si dhe mbi punimet e ekspozuara në veçanti, duke u fokusuar ne prurjet e medha te kesaj fushe ne vitet e fundit.
Rektorja e Universitetit “Pavarësia”, Prof. As. Arta Musaraj, duke vënë theksin ne punen e bere nga universiteti për të qenë institucion elitar në rajon e më gjere, jo vetem persa i perket fushes akademike, por edhe asaj kulturore, falenderoi artistet Mancassola e Ceriani Basilico per pranine e tyre ne Auditorin e Universitetit dhe u leshoi atyre një “Certificate Mirenjohje”.
Punimet e tjera të dy artisteve janë të ekspozuara pranë “The Promenade Gallery”, në qytetin bregdetar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›