Shqipëria të kërkojë nga OKB hetime për 10 shkurtin

(E ploësuar) Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 66 vota për rekomandimet e lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me demonstratat e 10 shkurtit 2007 ku u vranë dy protestues Mon Balaj e Arben Xheladini.
Me këto rekomandime qeveria e Kosovës obligohet që të kërkoj nga Shqipëria të inicoj një debat dhe rezolutë në OKB duke kërkuar që Këshilli i Sigurimit të filloj një hetim të veçantë dhe të pavarur për krimet e kryera nga Policia e UNMIK-ut me 10 shkurt 2007 në Kosovë.
Rekomandim tjetër i Vetëvendosjes është që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tu heq imunitetin zyrtarëve civil dhe policor të UNMIK-ut të zinxhirit komandues si dhe njësisë speciale të dyshuar për kryerje krimesh kundër protestuesve, që qeveria të kërkoj nga shefat e diplomacive të vendeve të ndryshme që të propozojnë një hetim të veçantë për krimet e shkurtit të 2007-ës, si dhe rekomandimi i tretë që Ministrat dhe Deputetët e Kuvendit të Kosovës të angazhohen për ngritjen e kërkesës për hetim të pavarur në takimet e tyre me zyrtarët e vendeve anembanë botës.
Debati është iniciuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje pikërisht në 6 vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit ku mbetën të vrarë Mon Balaj e Arben Xheladini.
...............................
Kuvendi i Kosovës është duke debatuar lidhur më protestën e zhvilluar më 10 shkurt të vitit 2007, ku ishin vrarë dy qytetarë dhe ishin plagosur dhjetëra të tjerë.
Ky debat është thirrur nga e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkohë pritet ti rekomandojë kuvendit dhejtë kërkesa për miratim.
Drejtësia nuk është vendosur, ndaj vrasjeve dhe dhunuesve të protestuesve. Ky ishte konkludimi i të gjitha grupeve parlamentarë.
Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka bërë një kronologji të gjithë procesit të protestës. Ai kërkoi që drejtësia të vendosët në vend, ani pse gjashtë vite me vonesë.
“Në vend që për këto krime të ndiqeshin kriminelët që i shkaktuan, UNMIK-u burgosi Albin Kurtin gati një vit dhe i mbylli zyrat e VETËVENDOSJE!-s nëpër Kosovë. Kryepolici Stephen Curtis u kthye në shtëpinë e vet, kurse Rumania dekoroi policinë e saj për punën e kryer. Në një hetim që u krye nga vetë UNMIK-u për këtë ngjarje kriminale, kryeprokurori Robert Dean, përpiloi një raport në të cilin tha se përdorimi i forcës nga ana e policisë ka qenë i ‘tepërt’ dhe i ‘shmangshëm’. Se viktimat e 10 shkurtit janë pasojë e përdorimit të dhunës së shfrenuar nga ana e policisë. Dhe se një masë e madhe e plumbave të gomës ishin qe 13 vite pa afat, gjë që i bënte ata edhe helmues. Institucionet e drejtësisë si dhe ato politike të Republikës së Kosovës deri sot nuk kanë bërë asgjë për këtë çështje. Serioziteti i një shteti matet me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të vet kur ato shkelen”, tha Konjufca.
Ne emër të PDK-së, Behar Selimi, tha se drejtësia më këtë rast duhet të realizohet. PDK-ja, sipas tij, ndjen keqardhje për familjen Balaj dhe Xheladini, si dhe për të gjithë të lënduarit.
Ai tha se ditën që ka ndodhur protesta ka pasur policë të Kosovës, që në mënyrë individuale kanë qenë të gatshëm të hakmerren ndajë dhunuesve të protestes.
“Ndjemë keqardhje që PDK në atë kohë nuk ka qenë e pozicionuar në qeveri që të mund të parandaloj ato. Në mendojmë se misionet ndërkombëtare nuk kanë bërë shumë për ti zbardhur atë protestë. Policia e Kosovës ka qenë e sfiduar atë ditë, ngase shihte përdhosjen ndajë popullit nga dikush tjetër”, tha Selimi.
Edhe, Ismet Beqiri nga LDK tha se prezenca ndërkombëtare e UNMIK-ut ne atë kohë ishin për të mbajtur rend dhe ligj, dhe jo për të shtirë mbi qytetarët e Kosovës.
“ LDK, vlerëson së për vrasjet e këtij krimi askënd nuk mund ta mbrojë as një lloj imuniteti. LDK-ja vlerëson që është obligim i Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë që kjo çështje të diskutohet në OKB”, tha Beqiri.
Ne emër të grupit të AAK-së Burim Ramadani, tha se shërbimi Policorë i Kosovës në atë kohë ka qenë plotësisht jashtë planifikim dhe organizmit. Sipas tij,ajo demonstrata në atë kohë nuk ka qenë e drejtuar kundër qeverisë së Kosovës.
“Policët e UNMIKUT kanë pas për qellim që të dëmtojnë proceset brenda Kosovës. Prandaj duhet nisur një hetim sa më shpejtë që është e mundur”, theksoi Ramadani.
Myzejene Selemnai nga AKR- tha se duhet realizuar drejtësia në favor të familjeve të të vrarëve dhe të lënduarve.
Sipas Selmanit, Administrata e UNMIK-ut nuk ka bërë asgjë që ta ndriçojë këtë raste.” Por, shpresojmë që këtë ta bëjë shteti i Kosovës”, tha Selmani.
Deputetit Agim Kuleta, nga Lëvizja për Bashkim, tha se është detyrë e institucioneve të këmbëngulim dhe t’i shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat politik e juridik për t’i mbërthyer kriminelët para drejtësisë.
“Nuk ka dyshim që faktori ndërkombëtar është shumë meritor që Kosova sot gëzon këtë liri. Por, këtë liri nga pushtuesi nuk mund të lejojmë ta paguajmë me çmimin e lirisë kolektive e individuale për të shprehur bindje politike. Lirisë për të dalë, si qytetarë të Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë përmes manifestimeve të ndryshme protestuese. Është çmim shumë i lartë. Në qoftë se liria nga pushtuesi, pra e drejta për jetë, nuk e nënkupton edhe të drejtën për jetë më të mirë, thjeshtë, nuk e ka vlejtur të përpiqemi për të!”, tha Kuleta.
...............................
Krasniqi: Për raportimin e kryeministrit vendos seanca
Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit dhe nga kryesia e Kuvendit që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në orën 19:30. Kjo më arsyetimin se dje nuk i ishte lejuar nga Lëvizja Vetëvendosje të raportojë për bisedimet e fundit që ka zhvilluar më homologun e tij serb në Bruksel.
Por, se a do të mbahet a jo seanca për këtë do të vendosë seanca e Kuvendit sot.
“Seanca nuk ka përfunduar ende, ajo vendosë sot për kërkesën. Vendimi i seancës është mbi çdo vendim të kryesisë”, tha për Insdeksonline kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi tha për Indeksonline se kryeministri e ka dërguar shkresën në Kuvend me arsyetimin për të raportuar për bisedimet në Bruksel, pasi që të hënën do të jetë edhe takimi tjetër mes dy kryeministrave.
“Kërkesa është dërguar pasi që dje i është pamundësuar të raportojë për bisedimet në Bruksel”, tha Kuçi
Ndryshe, dje ishte paraparë që kryeministri të raportojë në Kuvend, por e kishte penguar Lëvizja Vetëvendosje.
Sot Kuvendi do të fillon punimet në ora dhjetë më të vetmen pikë të rendit të ditës, më kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për debat parlamentarë lidhur më demonstratat e 10 shkurtit 2007. /Indeksonline/