E Shtunë, 31 Tetor 2026

Auditori i Përgjithshëm shkel Ligjin e prokurimi

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka shkelur Ligjin e prokurimit publik, ka konstatuar organi më i lartë që gjykon proceset e prokurimit në Kosovë- Organi Shqyrtues i Prokurimit. Paneli Shqyrtues i OSHP-së, i udhëhequr nga Tefik Sylejmani, ka marrë vendim që t’ia kthej në rivlerësim procesin e prokurimit të iniciuar nga Auditori i Përgjithshëm për angazhimin e një kompanie për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2012 në 14 komuna të Kosovës. OSHP-ja ka konstatuar se ZAP-i ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik, shkruan "Koha ditore".

“Paneli shqyrtues gjatë seancës dëgjimore vërtetoi se Zyra e Auditorit të Përgjithshëm gjatë vlerësimit, ekzaminimit dhe krahasimit të tenderëve ka vepruar në kundërshtim më dispozitat e nenit 59 të LPP-së, në anët mënyrë ku për disa nënkriteret ka vlerësuar më përqindje të njëjtë duke mos vlerësuar se sa pikë ka tubuar për pozicionet apo nëkriterët e caktuara”, thuhet në vendimin e OSHP-së. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›