“Aulona”, festivali folklorik mbledh Ballkanin në Vlorë
Akademiku Vaso Tole: “Një festival tradicional në funksion të turizmit”. Drejtori Sejmen Gjokoli: “Festivali gjallon sezonin turistik në Vlorë”
Petrika GROSI
Mes aktiviteteve të ndryshme të këtyre ditëve në prag të sezonit të ri turistik, një eveniment kulturor që nuk mund të anashkalohet është dhe zhvillimi i festivalit të folklorit “Aulona” në Vlorë. Akademiku Vaso Tole, drejtor artistik i këtij festivali, thotë për gazetën “Albania” se “në datat 9-11 maj, do të zhvillohet në qytetin e Vlorës festivali më i rëndësishëm i turizmit kulturor në Shqipëri Aulona International Folk Festival”. Gjithashtu, ai shpjegon që, duke u udhëhequr nga parimet e CIOFF, (Organizata Ndërkombëtare e Organizimit të Festivaleve Folklorike) organizatorët synojnë ta shndërrojnë këtë aktivitet në një traditë me karakter të drejtpërdrejtë burimor e tradicional në funksion të turizmit kulturor.” Festivali organizohet nga qendra kulturore ‘Bilbilat e jugut’, Bashkia Vlorë, me mbështetjen e MTKRS-së, si dhe të disa subjekteve dhe bizneseve private nga Vlora e më gjerë. Festivali çelet në të njëjtën ditë me hapjen e sezonit të ri turistik në qytetin dhe Vlorës dhe në gjithë bregdetin e saj. Festivali që mban emrin e qytetit të Vlorës në antikitet “Aulona”, do të ketë pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Mali i Zi etj. Ndër të tjera, përmendim valltarët e “Dardanisë” së Tropojës, legjendën e Librazhdit, Sadi Hallili me grupin e valleve “Rajca”, vëllezërit Paloka nga Vau i Dejës me çifteli, “bilbilin” e Mallakastrës Agur Rrokaj, iso-polifoninë e Gumenicës së Lumit të Vlorës, ndërthurrur me vallen çame, por edhe me ansamblet e tjera nga Gjirokastra e Tirana. Festivali ka për pesident nderi akademikun vlonjat Shaban Demiraj, drejtor organizativ Sejmen Gjokolin, udhëheqës artistik akademikun Vaso Tole, regjisor Albert Mingën dhe skenograf Agron Jakupin. Festivali ka jurinë e tij të kryesuar nga prof. dr. Fatmir Hysi, për të dhënë çmimet për grupet më të mira. Sipas drejtorit organizativ Sejmen Gjokoli qyteti i Vlorës, krahas aktiviteteve të tjera të programuara për çeljen e sezonit turistik, do të gjallojë edhe nga ky festival me këngë e valle tradicionale e me kostume plot ngjyra. Duke filluar nga rruga ndanë detit, Plazhi i ri, skena e Teatrit “Petro Marko”, përpara stadiumit “Flamurtari”, rrugëve e shesheve të qytetit do derdhen tinguj, ritme dhe ngjyra nga gjithë folklori ballkanik.
8 Maj 2009