E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aung Su Ki do të hyjë në parlament

Liderja e opozitës e Birmanisë Aung San Su Ki ka rënë dakort që të hyjë në parlament.

Su Ki dhe anëtarët tjerë të partisë së saj, Liga Kombëtare Demokratike, nuk morën pjesë në ceremoninë e betimit më 23 prill, duke thënë se e kundërshtojnë betimin.

Teksti i betimit thërret për “ruajtjen” e kushtetutës së vitit 2008, e cila i garanton armatës 25 për qind të vendeve në parlament.

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe dhe ish e burgosura politike, ka kërkuar që betimi të ndryshohet në “respektimin” e kushtetutës.

Por, ajo tha se ka hequr dorë nga qëndrimi i saj i mëparshëm për të përmbushur dëshirën e mbështetësve që ta shohin atë në parlament.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›