Vonesat në Heathrow "rrezikojnë reputacionin e Londrës"

Prefekti i Londrës ka paralajmëruar se vonesat e gjata për udhëtarët e huaj që vijnë në aeroportin ndërkombëtar “Heathrow” rrezikojnë dëmtimin e reputacionit të Britanisë në prag të Lojërave Olimpike verore të Londrës.
Kryetari Boris Xhonson, në një letër dërguar sekretarit të brendshëm Tereza Mej, tha se radhë të gjata në “Heathrow” kanë lënë një përshtypje "të tmerrshme", dhe bëri thirrje për veprime urgjente për të zgjidhur këtë problem.
Raportet thonë se udhëtarët që vijnë jashtë zonës europiane ekonomike 30 anëtareshe detyrohen në disa raste që të presin në rreshta për deri në dy orë përpara se zyrtarët të kontrollojnë dokumentet e tyre dhe t`i lejojnë ata nëpërmjet kontrolleve kufitare.