Infermieret e Tetoves master e doktorature ne Shqiperi
Infermieret e Tetoves studentet qe mbarojne prane simotres shqiptare ne Fakultetin e Infermierise do te kene mundesi te specializohen ne Tirane. Dekani i Fakultetit te Infermierise i cili ka qene edhe themeluesi i berthames se fakultetit ne Tetove u ka ofruar infermiereve te rinj specializime te avancuara ne sektorin e praktikes prane sherbimeve me te njohura ne spitalet shqiptare. Iniciativa e re eshte bere publike ne takimin e pak dite diteve me pare ne Tetove aty ku dekani i Fakultetit te Infermierise Petrit Bara u shpall Qytetar Nderi. Ne takim ishin te pranishem shume profesore nga Maqedonia e Shqiperia. Kardiologu i njohur eshte vleresuar per kontributin e cmuar dhe fisnik ne progresin e diturive shkencore ne lemin e mjekesise.
Kryetari i Komunes se Tetoves Sadi Bexheti pasi pershendeti te pranishmit u shpreh se Te gjithe deshirojme nje fillim te ri nje fillim te ndryshimeve dhe perparimeve te pergjithshme. Reformat e synuara ne shendetesi ne te vertete jane fryt i kuadrove dhe i gjeneratave te reja te tera profesionistesh ne dege te caktuara. Normalisht zhvillimi ekonomik teknologjia dhe kultura e pergjithshme jane faktore te rendesishem ne perparimin e sistemit shendetesor. Por ne maje te tyre si me e rendesishmja qendron edukimi dhe arsimi ne frymen e vertete te profesionit. E tille eshte figura e zotit Petrit Bara i cili perkunder punes se tij te palodhshme ne fushen e Kardiologjise me perkushtim ka kryer misionin e shenjte te gjeneratave te reja. Jam shume i nderuar dhe ndiej emocione te vecanta qe sot me ane te kesaj ceremonie solemne zotin Petrit Bara e shpallim lsquoQytetar Nderi te Tetoves per kontributin e cmuar dhe fisnik ne progresin e njohurive shkencore ne lemin e mjekesise - perfundoi Sadi Bexheti. Prej me shume se nje dekade jeta ime u lidh fort me kete qytet me universitetin me formimin dhe edukimin me spitalin dhe klinikat me jeten e qytetareve - tha dekani Bara.
Sipas tij ndihmesa ne Universitetin e Tetoves dhe ne jeten e ketij qyteti eshte modeste eshte ndihmese qe ne shqiptaret e Shqiperise se vjeter ia kemi borxh pa shperblim pa mirenjohje botes shqiptare qe edhe Lufta e Dyte Boterore ia la thjesht kufij. Gjeta ne kete qytet jo vetem zotesi profesionale te koleget e bashkepunetoret jo vetem mikpritje tradicionale tek te gjithe ata qe kam njohur pa perjashtim por te njejtin karakter shqiptar te njejtat virtyte shqiptare qe nuk mungojne kudo qe ka shqiptare - tha dekani Bara. Ai vijoi duke u shprehur se Plani i Tetoves dyfishohet dhe do te jete i dyfishuar jo vetem ne kete rast qe ne behemi lsquoQytetare nderi. Ky eshte nje nder per Universitetin e Tiranes dhe per bashkepunimin jo per mua individualisht se ky eshte kontribut i ketyre profesoreve por eshte nje vleresim maksimal i jetes akademike nga nje kryetar kur vjen nga jeta akademike ne drejtimin e pushtetit.