E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aurela Gaçe thyen rekord, për 10 ditë 200 mijë klikime për klipin e ri



“Origjinale”, është ky një bashkëpunim i ri dhe një klip i sjellur këto ditë të nxehta nga Aurela Gaçe dhe Dr. Flori. Kënga është shumë e freskët për këtë periudhë, për tekstin e të cilës janë përkujdesur vet këngëtarët. Klipi i këngës është punuar nga produksioni kosovar, “Entermedia”, ndërsa kjo këngë i vulos një sukses të ri Aurelës pasi klipi është punuar nën regji të saj. Në këtë projekt, këngëtarja është transformuar në bjonde dhe përkundër viteve që kalojnë, këngëtarja duket shumë seksi dhe tërheqëse. Nuk kanë kaluar as dhjetë ditë nga publikimi i videos në youtube, derisa klikimet kanë kaluar mbi 200.000, gjë që vërteton se kënga padyshim tashmë është hit. Interesante në këngë dhe në klip, është paraqitja e një djaloshi të ri për momentin të panjohur, i cili këndon disa vargje ku përshkruan Aurelën si “Gjigante në skenë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›