E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aurela Gace:Jam e lumtur, e realizuar dhe nje nene e perkushtuar Ilda Lumani

Ritmi i gjakut eshte ai qe na ngre ne kembe. Ky eshte mesazhi qe sjell ne kengen e re kengetarja e mirenjohur Aurela Gace, me "Boom, Boom, Boom". Nje kenge ritmike, ne te cilen gershetohet muzika moderne me elemente shqiptare, te cilet identifikohen edhe me shume ne klipin qe sapo eshte lancuar. Ne kete interviste per "Summer Time", Aurela tregon gjithcka qe ka bere per kete projekt te ri, e gjithashtu kenget e realizuar ne keto 2 vjet qe ajo eshte kthyer ne Tirane. Nga ana tjeter, ajo tregon edhe disa detaje ne kete moment te jetes se saj, qe duket se eshte me i lumturi. Si e pershkruan ajo? Le ta ndjekim ne kete interviste te kendshme.

Aurela sapo keni publikuar klipin tuaj te fundit. Si kane qene reagimet e para qe keni marre?

Nga ata qe me duan kam marre urime... Per ata qe s'me duan, cfaredo gjeje te re te besh, u duket gjithmone e keqe. Keshtu qe mua me intereson mendimi i njerezve qe marrin energjine time dhe e perdorin te kalojne 3 minuta te hareshme.

Perhere perpiqeni te sillni mesazhe me kenget tuaja. Kete here cfare doni t'u thoni me kengen tuaj?

Kam 20 vjet ne skene dhe jam live ne koncerte ku ka shqiptare. E di qe ne jemi te dashuruar me house, shume nga ne me rock. Une jam nje nga adhurueset e rock-ut, por kur vjen momenti dhe degjojme ritmin dhe melodine e nje kenge shqiptare, te gjithe jemi ne kembe... Kete nuk e them une, por fakte te jetuara.

Kush jane bashkepunetoret tuaj ne kete kenge?

Dr. Flori dhe Edlir Begolli jane producentet muzikore. Videon e ka realizuar ne menyre te perkryer "MAX-Production", dhe stilimi ne kete video eshte kuruar deri ne detajet me te vogla nga talenti Joni Peci. I falenderoj, sepse eshte mbeshtetja e tyre qe puna ime te dale ashtu sic do ta donte cdo kengetar. Gjithashtu, falenderoj edhe kompanine "ASLV". Ndihma e pakursyer e te gjitheve me ben te besoj se ka akoma mes nesh, njerez qe duan nje mik dhe i gjenden prane. U jam vertete mirenjohese.

Besoni se kjo kenge do te kthehet ne nje hit?

Ah, kete nuk mund ta parashikoj...

Origjinale eshte nje kenge qe ka thyer rekorde dhe eshte kenga me e klikuar shqiptare. Me kenget tuaja te reja deshironi ta thyeni ate rekord, apo jo?

Jo. Nuk e ndjek veten time nga pas... Gjithsecila kenge ka vleren dhe stilin e vet. Ka shume njerez qe thone se kenga "Fati yne shprese e marrezi" eshte dicka qe nuk arrihet, por kjo nuk do te thote qe une te ndaloj aty, sepse te ishte ashtu, nuk do te prodhoja me asgje qe nga viti 1997 kur kjo kenge u shfaq ne publik. Kush me e bukur ne melodi, kush me e ndjere, kush me pak ritmike e kush me shume revolucion, jane te gjitha pjese e punes sime. Po te marresh 4 kenge qe kam publikuar vetem keto 2 vjet, jane "ORIGJINALE", "CASH", "TRANZIT" dhe tani "BOOM BOOM BOOM"... Te katerta jane kryekeput ndryshe nga njera-tjetra, keshtu qe edhe suksesi eshte i ndryshem.

Cmimi per kengen "Tranzit" si klipi me i mire, cfare vlere merr ne punen tuaj?

Ja ku erdha 4 muaj me pare me nje kenge si "Tranzit"... komplet ndryshe nga ato me pare e nga kjo me e reja. Vleresimi qe iu be, per mua eshte nje shperblim moral shume i vyer, sepse ajo kenge eshte shume e vecante, pasi une aty kam shprehur ne pak fjali, ate qe me mundon. Do te doja te kisha strofa te tjera te shprehja edhe me shume, por ndoshta i them ne nje kenge tjeter. "Max-Production", me kete klip, arriti t'i jape publikut nje mini-film, eshte thene gjithcka ne tre minuta.

Si e pret kete vere, ne pune?

Si gjithmone, mire.

Po pushime keni planifikuar?

Akoma jo.

Jeni mjaft e perkushtuar ndaj te vogles suaj, e kishit menduar se do te ishit keshtu perpara se te beheshit nene?

Po e dija, sepse une i perkushtohem cdo gjeje qe dua, e aq me teper kur behet fjale per gjakun tend, per mishin tend... Nuk mund ta mendoja veten ndryshe, pervecse te perkushtuar ne maksimum.

Si do ta pershkruaje veten ne kete faze te jetes tende?

E lumtur, e realizuar!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›