E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga e duhur e zhvillimit te OKB-se Nga Edmond Haxhinasto

Pas tre ditesh diskutimesh te forta, jo vetem per ate qe eshte arritur deri me tani por, mbi te gjitha, per menyren se si do te ecim perpara, sot me kete dokument perfundimtar qe sapo kemi miratuar, kemi hartuar menyren me te mire te mundshme se si aktivitetet operacionale te Kombeve te Bashkuara mund te japin rezultate dhe nje efikasitet me te larte per te miren, jo vetem te shteteve anetare, por edhe per anetaresim me te gjere te OKB-se. Duke bere kete, ne jo vetem qe ndihmojme vetveten qe te arrijme synimet tona kombetare dhe zhvillimet por, i bejme te mundur edhe OKB-se qe te ndihmoje vendet qe te shkojne gjithnje edhe me teper ne avancimet, ne arritjet e synimeve te mijevjecarit.

Pese vjet pas aplikimit te nismes "Nje OKB", ne vende te ndryshme dhe kontinente te ndryshme te botes, do te thote qe ne kemi mundur te marrim mundesi me te mira te njohurive te ekspertizes dhe qe me konferencen e Tiranes jane materializuar rekomandime konkrete per ECOSOC-un dhe forumin e zhvillimit gjate javeve ne vijim dhe per CQPR-ne ne vjeshte. Sfida jone mbetet konsolidimi i koalicioneve te aktoreve qe mendojne ne te njejten menyre, per te gjithe vendet qe kane diskutuar dhe qe e bejne nismen nje OKB qe te jape rezultate.

Se pari, edhe ne konferencat e meparshme ne kemi folur edhe per sa i perket pronesise qe eshte teper e rendesishme, por qe nisma "Nje OKB", ka bere te mundur qe te cohet me perpara iniciativa e OKB-se. Vete qeverite kane me teper mundesi per ekspertize brenda familjes se gjere te OKB-se dhe mbi te gjitha, eshte permiresuar dhe menyra se si ne e trajtojme ceshtjen ndersektoriale si te drejtat e njeriut per ceshtjet e mjedisit e te tjere.

Ne duhet te ecim me tej perpara dhe qe te behemi pjese e ketij kuadri institucional dhe qe mesimet e nxjerra t'i materializojme ne dokumentin perfundimtar dhe mbi te gjitha, te gjejme drite ne QCPR. Vetem perpara nje jave e gjithe bota u takua ne qytetin e Rio de Zhanieros ne menyre qe te formezonin te ardhmen, ate te ardhme qe ne aspirojme. Pra eshte shume e rendesishme qe ne te punojme drejt atyre synimeve, zhvillimeve te qendrueshme per te planifikuar nje agjende pertej 2015 dhe dokumenti i RIO- s permend edhe nevojat per nje koherence me te madhe. Une jam i bindur qe nisma "Nje OKB" do te jete menyra me e duhur dhe e suksesshme per te dhene asistencen e duhur te OKB-se dhe ne kete menyre, ne do te bejme edhe nje investim te rendesishem per synimet dhe objektivat tona te perbashketa. Sot, ne mund te themi qe perpjekjet tona kane qene te drejta, te sakta, vendosmeria jone ka dhene rezultate dhe qe nisma "Nje OKB", ka qene vertet rruga e duhur e cila do t'i jape asistencen e duhur zhvillimit te OKB-se ne vitet ne vijim.

* Nga fjala e mbajtur dje, ne seancen permbyllese te Konferences nderkombetare "Nje OKB"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›