E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Nishani, jemi te kenaqur te punojme me te

Komisioneri per Zgjerimin ne Bashkimin Evropian, Stefan Fyle ka leshuar nje deklarate te qarte per politiken shqiptare, ku shpreh qarte qendrimin e BE-se, lidhur me procesin per zgjedhjen e Presidentit te ri. "Zgjedhja e presidentit i takon te kaluares. Ne e kemi pershendetur presidentin e ri, ne e respektojme ate dhe jemi te gatshem te punojme me te", - ka deklaruar z.Fyle.

Komisioneri vlereson se presidenti i ri ka nje axhende ambicioze reformash qe Shqiperia duhet te kryeje. "Shpresoj, qe presidenti dhe te gjithe forcat politike do te mobilizohen per te realizuar rekomandimet kryesore dhe vecanerisht ato qe duhen perfunduar. Koha po kalon dhe puna eshte sfiduese", vuri ne dukje Fyle, gjate prononcimit te tij te djeshem nga Brukseli.

Njekohesisht, Komisioneri per Zgjerimin kerkoi nga politika shqiptare qe te shpejtoje ne realizimin brenda afateve te te gjithe rekomandimeve per integrimin ne BE. "E permenda Shqiperine me te gjithe besimin se forcat politike dhe shoqeria shqiptare do t'i kryeje keto reforma. Nuk besoj, se do te jete mire per Shqiperine dhe rajonin nese nje vit tjeter eshte i humbur. Ndaj po pres progres per zbatimin e rekomandimeve kyce te paketes se nentorit", apeloi Komisioneri Fyle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›