Konferenca e OKB-se ne Tirane, lind "Fryma e Tiranes"
Konferenca e Peste Nderqeveritare per Reformen "Nje OKB"e Organizates se Kombeve te Bashkuara, qe u mbyll dje ne Tirane, nen drejtimin e Shqiperise, arriti konsensus ne propozimin per reformimin e OKB-se, reformim prej kohesh i domosdoshem. Nga pergatitja e mire e propozimeve dhe drejtimi i mire i konferences u arrit nje mbeshtetje e plote nga gjithe vendet pjesemarrese nga ato donatore, te vendet pilote te ketij projekti, sa dhe Franca e quajti arritjen e konsensusit Fryma e Tiranes (L'esprit de Tirana).
Konferenca e OKB-se ne Tirane, e para e dimensionit global qe mbahet ne kryeqytetin shqiptar, ra dakord per rekomandime te qarta per Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se Z. Ban Ki-moon, qe te inicioje procesi i reformes faktike, ne te gjitha agjencite e kesaj organizate, ne javet e muajt e ardhshem.
300 perfaqesues nga 40 vende te globit u mblodhen nga data 27-29 qershor 2012 per te marre pjese ne Konferencen e organizuar nga Qeveria shqiptare ne bashkepunim me Zyren e Kombeve te Bashkura ne Shqiperi. Konferenca, qe organizohet cdo vit ne vende te ndryshme te botes, u pershendet ne diten e pare te saj nga Kryeministri i vendit z. Sali Berisha dhe Znj. Helen Clark, Kryetare e Grupit te Zhvillimit te OKB-se (UNDG) dhe Administratore e UNDP-se (ish kryeministre e Zelandes se Re).
Per organizimin e konferences, u ngrit nje grup nderinstitucional pune, i kryesuar nga Ministri per Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo, i cili celi siparin e konferences.
Synimi i organizimit te konferences ishte permiresimi i efektshmerise se sistemit te Kombeve te Bashkuara si dhe nje mundesi e rendesishme per te paraqitur rezultatet, arritjet, sfidat dhe mesimet e nxjerra nga qasja Nje OKB. Ne diten e fundit te konferences u dakordesua mbi dy dokumente kryesore te cilat japin rekomandime mbi te ardhmen e kesaj nisme ne vendet ku ajo do te aplikohet:
Vendet pjesemarrese rane dakord mbi nje qendrim te perbashket qe, elemente kyc te nismes Nje OKB, t'i paraqiten, ne korrik 2012, Keshillit Ekonomik dhe Social te OKB-se (ECOSOC) dhe Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, ne vjeshte te vitit 2012.
U identifikuan dhe njohen praktikat me te mira te nismes Nje OKB nder te cilat edhe shembulli i Shqiperise si nje histori suksesi dhe arritja e konsensusit e pagezuar nga pjesemarresit si Fryma e Tiranes.
Shqiperia dhe Nisma"Nje OKB"
Ne vitin 2007 pas kerkeses se Qeverise shqiptare, Kombet e Bashkuara zgjodhen Shqiperine si nje nder tete vendet pilote te nismes Nje OKB ne bote. Ndertuar mbi programin e reformave te vendosura nga shtetet anetare te OKB-se, koncepti "Nje OKB" pershpejton perpjekjet per rritjen e koherences dhe efektshmerise se aktiviteteve te zhvillimit ne nivel vendi. Tete vendet pilote te programit Nje OKB filluan zbatimin e nje modeli te ri ku programet dhe agjencite do te bashkoheshin ne "Nje Program", "Nje Kuader Buxhetor", Nje Drejtues" dhe "Nje Zyre".