E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajkovic kundërshton regjistrimin e popullsisë

Nga Express më 20 mars 2011 në ora 19:31

Deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkovic e ka cilësuar jolegjitim procesin e regjistrimit të popullatës nga institucionet e Kosovës.

Në një deklarim për RTK’në, ajo ka thënë se Kosova ende nuk është e njohur ndërkombëtarisht dhe nuk e ka të drejtën e organizimit të proceseve të tilla.

Sipas saj, serbët e Kosovës duhet të kenë qëndrim unik për këtë çështje, përderisa theksoi se ky problem duhet të adresohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Pavarësisht këtyre deklaratave, disa nga banorët serbë të Graçanicës, të anketuar nga RTK’ja, janë shprehur të gatshëm të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë së Kosovës.

Ndërkohë, ministri për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka ftuar serbët e Kosovës për bojkotim të regjistrimit, i cili do të mbahet nga 1 deri më 15 prill.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›