E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Mediu ne Lezhe mbjell rreth 3 mije fidane pyjore ne komunen Zejmen

Ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave z. Fatmir Mediu zhvilloi dje nje vizite pune ne Qarkun e Lezhes ne cilesine e te deleguarit te Qeverise ne kuadrin e pergatitjes per sezonin turistik ne kete qark. Gjate kesaj vizite ministri Mediu zhvilloi nje sere takimesh me drejtuesit vendore. Ne kuader te kesaj vizite u mbollen rreth 3 mije fidane pyjore ne komunen Zejmen. Ministri Mediu i shoqeruar edhe nga titullare te larte te Ministrise se Mjedisit zhvilloi nje vizite pune ne Qarkun e Lezhes ku kryefjala e kesaj vizite ishte sezoni turistik. Ne cilesine e te deleguarit te Qeverise per mbarevajtjen e sezonit turistik ne Lezhe ministri Mediu zhvilloi nje takim me prefektin e Qarkut te Lezhes zotin Pal Dajci. Gjate ketij takimi zoti Dajci i beri prezent ministrit Mediu te gjitha masat qe jane duke u marre nga ky qark per nje fillim te mbare te sezonit turistik si dhe krijimin e kushteve ne vazhdimesi per turistet. Nga ana e tij ministri Mediu duke theksuar edhe prioritetin qe i ka dhene qeveria shqiptare sezonit turistik u shpreh se tashme Lezha eshte konfirmuar si nje destinacion turistik i preferuar sidomos edhe nga turistet e huaj me ane te bukurive natyrore por edhe te vlerave historike qe ajo mbart. Ne kete kuader ministri Mediu u shpreh se Shengjini me plazhin e tij laguna e Kunes Laguna e Vajinit Ishull Lezha por edhe Kalaja dhe muzete e Lezhes duhet te kene nje vemendje maksimale nga ana e pushtetit vendor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›