Aurora Molla, vajza që e parandjeu tragjedinë: Tani o botë më uro gjumë të ëmbël

Aurora Molla
Aurora Molla një nga viktimat e aksidentit tragjik të ditës së hënës është varrosur një ditë me vonesë, pasi prindërit kanë dashur të përmbushin amanetin e saj.
Aurora e kishte ndjerë fatin e saj që e priste, dhe para se të largohej i kishte thënë së ëmës se do të vinte në shtëpi edhe e vdekur për të festuar ditëlindjen e të fejuarit të saj, Erjon Maxhari, më 23 maj.
Ky i fundit nuk është përmbajtur në ceremoninë e varrimit, pasi i ka rënë disa herë të fikët. Nuk mund të festohet në asnjë mënyrë më keq sesa sot ditëlindja ime, është shprehur, i fejuari i Aurorës, Erjoni.
Ndërsa, daja i Aurorës, Lutfi Muçka, tregon se ajo i kishte dhënë një fletore me poezi për ta lexuar. Ishte e talentuar Më ka ngelur peng që nuk ia botova poezitë përpara vdekjes. Më pas ai citon një nga poezitë e saj që duket se flet shumë:
Tani o botë më uro gjumë të ëmbël,
Se do të fle e qetë larg njerëzve,
Hipokritë e llafazanë,
Dhe më duhet të pres të papriturën,
E aq shumëpritur,
Pa e kthyer asnjëherë kokën mbrapa ………..