Zëri: Pasuria e kryetarët e komunave rritet, pavarësisht rogave të ulëta

Lista e kryetarëve të komunave
Pasuria e kryetarëve të komunave të Kosovës vazhdon të rritet disa- ditës, pavarësisht se pagat e tyre janë shumë të vogla në raport me pasurinë që ata kanë krijuar ndër vite, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Sipas formularëve që ata kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, një pjesë e kryetarëve të komunave të Kosovës kanë deklaruar se posedojnë pasuri me miliona euro.
Kryetari i komunës së Gjakovës Pal Lekaj, siç duket është kryetari më i pasur prej të gjithë kryetarëve të komunave tjera të Kosovës. Pasuria e tij familjare është ndërtuar që nga viti 1970. Pasuria e Lekajt dhe e vëllezërve të tij është rreth 6.5 milionë euro. Ai ka deklaruar se ka në pronësi familjare shtëpinë 280 mijë euro, tokë 1.5 milionë, dy restorante në vlere prej 4.5 milionë euro, si dhe 7 vetura në vlere prej 140 mijë euro. Pavarësisht se koha e deklarimit të pasurisë ka kohë që ka mbaruar, disa kryetarë të komunave të Kosovës siç është ai i komunës së Prizrenit, Klinës, etj. nuk kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. /Zëri/
Përgatiti: E.L