E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi-SHBA goditen nga natyra

Me dhjetëra mijëra australianë po braktisin shtëpitë e tyre nga frika e përmbytjes më të rëndë që ka prekur ndonjëherë shtetin e Kuinslendit, ndërsa amerikanët përgatiten për një stuhi që pritet të sjellë rreshje të dëndura dhe acar në shtetet perëndimore.

Në lajmin e raportuar gjatë drejës nga CNN, mësohet se qyteti me 77 mijë banorë i Rokhemptonit në Australi po evakuohet tërësisht.

Përmbytjet kanë goditur më shumë se 200 mijë persona në 22 qytete, ndërsa një zonë e madhe sa Gjermania dhe Franca të marra së bashku është prekur.

Ndërkohë, shumë autostrada e rrugë kombëtare janë bllokuar nga akulli dhe bora në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Borëpastruesit punojnë pa pushim, por kushtet pritet të përkeqësohen, çka duhet të vazhdojë të lërë ende të izoluar shumë qytete në shtetet e Arizonës, Nju Meksikos dhe Minesotës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›