E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani goditet nga reketa amerikane

Shërbimet inteligjente të Pakistanit informuan gjatë drekës se disa raketa amerikane të saposhpërthyera kanë vrarë të paktën tetë militantë në veriperëndimin e Pakistanit.

Në lajmin e raportuar nga mediat ndërkombëtare, mësohet se katër raketa goditën një grup militantësh që po udhëtonin me një mjet dhe në këmbë, në zonën e quajtur Ghulam Khan, pranë kufirit me Afganistanin.

Rajoni dominohet nga militantët e një grupi të drejtuar nga një i shumëkërkuar me emrin Maulvi Gul Bahadur. Dy agjentët e inteligjencës pakistaneze folën me kushtin e anonamitetit, pasi nuk ishin të autorizuar të njoftonin mediat për lajmin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›