Australi/ Tjetër "Fritz", babai 4 fëmijë me vajzën e vet
Një rast i ri me një baba -monstër ka tronditur sërish Australinë. Një banor i Melburnit është arrestuar nga autoritetet me akuzën se ka mbajtur të mbyllur të bijën për 30 vjet duke e detyruar të kryejë marëdhënie seksuale më të, dhe nga raporti i incestit, kanë lindur katër fëmijë. Njëri prej fëmijëve ka vdekur menjëherë pas lindjes. Burime lokale informojnë se fëmijët kanë lindur të gjithë në spital, por në certifikatat e tyre të lindjes nuk është vendosur emri i babait. Kjo ngjarje tragjike përngjan me atë të babait monstër të arrestuar pak kohë më parë, që u njoh nga të gjithë si mostra Fritz. Dhuna e ushtruar ndaj së bijës ka nisur në vitin 1981, kur e bija ishte vetëm 11 vjeç. Historia e pabesueshme doli në dritë pasi gruaja, sot 39 vjeç, mundi t'i tregonte gjithçka në polici. Por edhe pse babai i vajzës, por edhe i fëmijëve të saj, u deklarua i pafajshëm, pohimi i tij u hodh poshtë nga rezultatet e testeve të ADN-së, që provuan në fakt, se ai i ishte babai i tre fëmijëve të ardhur në jetë nga marëdhënia e incestit. Përdhunuesi i cili deklaronte së fëmijët ishin nipërit e tij, do të dalë në gjyq në nëntor. Tashmë , gruaja jeton me fëmijet e saj në një zonë tjetër e asistuar nga shërbimet sociale.