E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli, kritika SHBA-së pas akuzave për krime lufte në Gaza

Izraeli ka kritikuar ashpër raportin e Kombeve të Bashkuara, në të cilin ngriheshin akuza për krime lufte gjatë konfliktit në Gaza. Raporti thotë se të dyja palët, si Izraeli ashtu edhe militantët palestinezë kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftimeve që u zhvilluan në janar.
"Raporti ishte me defekte nga A-ja tek Z-ja. Paneli i OKB-së ishte i anshëm dhe disa nga zbulimet e tij ishin absurde", ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë izraelite, Mark Regev.
Raporti bën thirrje për hetim ndërkombëtar të krimeve të luftës. Në të thuhet se Izraeli iu është kundërpërgjigjur sulmeve me raketa të palestinezëve me një raprezalje të ekzagjeruar që ka goditur popullsinë në Rripin e Gazës dhe ka shkaktuar vdekje në radhët e civilëve. Nga ana tjetër, edhe lëvizja islamike, Hamas kritikoi disa pjesë të raportit, në të cilin akuzohej se ka qëlluar raketa pa bërë dallime mes objektivave ushtarake dhe atyre civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›