Indonezi/ Operacion policie, vriten 4 persona
Të paktën katër persona janë vrarë gjatë një operacioni të policisë kundër personave të dyshuar si militantë. Përplasje mes palëve ka ndodhur në ishullin Java, në Indonezi bëjnë të ditur burimet lokale. Sipas raportimeve mësohet se policia bastisi një shtëpi në periferi të qytetit qendror të Solo-s, që besohet të jetë një kështjellë ushtarake. Dëshmitarët thonë se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm dhe të shtëna armësh që vinin nga kjo banesë. Disa të dhëna bëjnë të ditur se objektivi ishte Urwah - një bashkëpunëtor i militantit të kërkuar nga autoritetet, Noordin Muhamedi Top. Urwah besohet se është vrarë gjatë këtij sulmi, edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga autoritetet. Gjithashtu, sipas disa raportimeve të pakonfirmuara, ekziston mundësia që Noordin të jetë goditur gjatë përplasjeve me armë zjarri. Mediat indoneziane, thonë se operacioni ishte pjesë e një hetimi që ka lidhje me sulmet që ndodhën në hotelet luksoze në Xhakarta në korrik. Një ndër të dyshuarit është kapur i gjallë gjatë kontrollit të njësive policore të kryer gjatë natës. Gjatë sulmeve me bomba në hotelet e Xhakartës, u vranë 9 persona dhe u plagosën 53 të tjerë. Besohet se Noordin Mohammad Top, i lindur në Malajzi, ka krijuar një grup terroristësh dhe që besohet se ka përgjegjësi për sulmet më të fundit në Xhakarta, por edhe në Bali etj.