E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, arrestohen 4 të dyshuar si terroristë

Kryeministri i Australisë Kevin Rudd ka përgëzuar policinë për zbuilimin e një atentati të rëndësishëm vetvrasës në një bazë ushtarake australiane.
4 persona të lidhur me një grup militant somalez u arrestuan në orët e para të mëngjesit në qytetin jugor Melbourne, pasi qindra policë kontrolluan 19 banesa.
Arrestimet shënuan kurorëzimin e një hetimi 7 mujor nga Organizata Kombëtare të Sigurisë në Australi ( ASIO).
" Unë I përgëzoj këto agjensi për kombinimin dhe bashkrendimin e punës së tyre në këtë pikë që çoi në arrestimet mëngjesin e sotëm. Qeveria Australiane ka thënë vazhdimisht se ka një kërcënim të qëndrushëm nga terrorizmi këtu në Australi si dhe jashtë vendit. Vetëm kohët e fundit ne sollëm ndërmend pasojat e këtij kërcënimi në bombardimet tragjike në Xhakarta, në të cilat tre australianë humbën jetën, megjithatë unë do të dëshiroja që të qartësoj se unë jam I këshilluar se bombardimet në Xhakarta nuk janë të lidhura me operacionin e sotëm"-tha kryeminsitri Australian Kevin Rudd.
Ai shtoi se niveli I terrorit në Australi nuk do të ndryshojë për shkak të arrestimeve.
4 të arrestuarit për të cilët policia tha se ishin të lidhur me grupin militant somalez
"Al Shabab", do të përballën me gjykatën më 4 gusht.
Kryeministri Kevin Rudd tha se arrestimet tregojnë se terrorizmi mbetet kërcënim.
" Ky është një kujtim I kthjellët se kërcënimi I terrorizmit në Australi vazhdon.
Unë gjithashtu kam theksuar në vërëjetjet e mia, se në sistemin tonë të drejtësisë penale, qëndron pafajësia e tepruar"-shtoi Rudd.
Edhe pse Australia nuk ka pësuar asnjëherë një sulm në vend, më shumë se 90 australianë janë vrarë në sulme me bomba në Indonezi që nga 2002.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›