Shba, Boingu 767 bën ulje të detyruar pas një turbullire ajrore

Një avion u detyrua të bënte një ulje urgjente në Majemi, gjatë fluturimit të tij nga Rio De Zhaniero në Brazil drejt Houston, pas përjetimit të asaj që në linjën ajrore quhet 'turbullirë e rëndë'.
26 persona në bordin e avionit u plagosën, 14 u dërguan në spitalet lokale dhe 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë, sipas zjarrëfikëses së Majemit dhe zyrtarëve të shpëtimit.
Zëdhënësi I Zjarrëfikëses së Majemit Elkin Sierra tha se 4 persona u plagosën rëndë dhe 22 të tjerë pësuan shëmbje dhe nxirje.
" Unë kurrë nuk kam parë një turbullirë si kjo. Mendova vërtetë se nuk do t'ia dilnim. Gjatë 55 minutave të fundit kur ne po shkonim në Majemi, ne ishim shumë të frikësuar sepse menduam se kishim probleme mekanike. Askush nuk po fliste. Të gjithë ishin vërtetë të qetë"-tha një prej pasagjerëve.
Sipas Administratë Federale të Aviacionit Boingu 767 me 168 persona në bord, u përball me turbullira rreth 50 milje në veri të Republikës Domenikane dhe po fluturonte në një lartësi prej 38.000 këmbë.
Baza kontinetale e Houston tha se në bordin e avionit ishin dhe 11 pjesëtarë të ekuipazhit të Boing 767. Kompania ajrore lëshoi më vonë një deklaratë që thoshte se 28 pasagjerët u trajtuan në Majemi.