Lippi:Nuk kthehem te Juventusi

Kur flitet per Juventusin nuk mund të mos flasësh edhe për Marcello Lippin. Bardhezinjtë janë në një krizë totale ndërsa zërat e shumtë e kanë shqetësuar Marcello Lippin dhe trajneri i kombëtares italiane ka vendosur të thotë të tijën.
"Unë nuk jam magjistari i Juventusit duket se pas çdo gjëje që ndodh te Zonja pas të jetë hija ime, por nuk është kështu", ka deklaruar Lippi. Ai ka folur edhe për Ferrarën "Kur me kanë pyetur se çfarë mendoja kam thënë që për mua ai është i lindur për t'u bërë trajner".
Lippi hedh poshtë zërat për një rikthim të mundshëm pas Botërorit te Juventusi. "Pas Botërorit nuk e di se çfarë do të bëj. Unë e kam thënë me miliarda herë se nuk do të kthehem te Juventusi as si trajner dhe as si drejtues".