E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, dorëhiqet ministri i Jashtëm

Kjo e fundit dyshon se Rud kërkon ta largojë atë në përfitim të tij për drejtimin e Partisë Laburiste, me qëllim që të marrë postin e kryeministrit.

“E vërteta është se nuk mund të vazhdoj të shërbej në postin e ministrit të Punëve të Jashtme, nëse nuk kam mbështetjen e kryeministres”, deklaroi Kevin Rud nga Uashingtoni, në një konferencë shtypi të transmetuar direkt nga televizionet australiane.

“Për këtë arsye mendoj se e vetmja mënyrë e ndershme që më mbetet është të jap dorëheqjen”, shtoi ai.

Rud ka qenë kryeministër në vitet 2007 dhe 2010. I kontestuar veçanërisht për drejtimin e tij autoritar, ai mbeti jashtë gjatë një votimi te ekzekutivit laburist që emëroi Gilardin për të marrë detyrën e tij.

Kevin Rud theksoi se do të kthehej këtë javë në Australi dhe do të bënte para Parlamentit një deklaratë për të ardhmen e tij.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-22 13:55
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›