E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE mund të pezullojë fondet për Hungarinë

Komisioneri i BE-së për Ekonominë, Oli Ren, tha se një pezullim i tillë i ndihmës për Hungarinë do të aplikohet nga janari i vitit 2013.

BE po i bën presion Budapestit që të shkurtojë deficitin e vet buxhetor, i cili për disa vite e ka kaluar kufirin e bllokut prej 3 për qind të prodhimit ekonomik.

Sipas statistikave të fundit, Hungaria ka marrë nga fondet e BE-së rreth 2.5 miliardë dollarë.

BE po ashtu është në një konflikt të gjerë me Hungarinë në lidhje me shqetësimet pas miratimit të Kushtetutës së re, e cila mund të kufizojë liritë civile.
/Start/

                                                                                             2012-02-22 14:08
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›