E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hugo Çavez do të operohet sërish

57-vjeçari iu nënshtrua dy operacioneve në Havanë vitin e kaluar për të hequr një tumor, pas të cilëve pat bërë të ditur se ishte shëruar plotësisht. Tani ai u shpreh se masa ishte në të njëjtën zonë dhe ndoshta ishte malinje.

Çavezi tha se operacioni për të hequr masën do të bëhet në ditët e ardhshme. “Unë jam në gjendje të mirë fizike për t’u përballur me këtë betejë të re”, pohoi udhëheqësi venezuelian.

Hugo Çavez, i cili qeveris Venezuelën që prej 13 vitesh, është i gatshëm të rikandidojë për t’u rizgjedhur në tetor.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-22 14:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›