Australi evakuohen banoret nga Sidnei
Përmbytjet e mëdha në Australi kanë detyruar mijëra banorë në Sidnei të braktisin shtëpitë e tyre. Qeveria vendase ka urdhëruar mijëra banorë të evakuohen ndersa vazhdojnë të shtohen reshjet e dendura të shiut në veriperëndim të Sidneit dhe nga zonat e tjera në Uellsin e ri Jugor, për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet vërshuese.
Kreu i shërbimit të emergjencës ka bërë me dije se rreth 3.500 persona duhet të evakuohen, sepse rreth 75 % nga territori i Uellsit të ri jugor është rrezikuar nga përmbytjet. Sipas tij, janë rrezikuar rajonet rurale në afërsi të qytetit Riçmond.
Në shtetin jugor të Viktorias skuadrat e emergjencës i kanë ardhur në ndihmë banorëve. Parashikimet meteorologjike kanë bërë me dije se reshjet e shiut do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim çka vë në rrezik më shumë shtete .